Categories: Uncategorized

“Shengeni Ballkanik”, Zaev: Tani na është bashkuar edhe Kosova (VIDEO)

Në afat sa më të shpejtë kohor do të vazhdojnë aktivitetet për hapjen e pikës kufitare që lidh Llojanin dhe Miratovcin, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Kumanovë, ku mori pjesë në hapjen e një zone të re industriale.

Ai theksoi se marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar kohë më parë, por për shkak të situatës me pandeminë aktivitetet janë shtyrë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Ish kryeministri Oliver Spasovski ka nënshkruar marrëveshjet me Serbinë që nga koha kur ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, por për shkak të situatës me pandeminë i kemi prolonguar ato, por marrëveshjet janë të nënshkruara dhe unë besoj që në takimet e para që do ti realizojmë me Serbinë ndër temat kryesore do të jetë pika kufitare që lidh Llojanin dhe Miratovcin, sepse kemi vërtetuar të dy palët që do të punojmë për këtë pikë kufitare”

Zaev potencoi se nga fundi i muajit shtator deri në fillim të muajit tetor do të realizojë takim me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të diskutuar në lidhje me projektin e bashkëpunimit rajonal.

ZORAN ZAEV, KRYEMINSITËR

Unë pretendoj të takohem me kryetarin Vuçiç, nga fundi i shtatorit deri në fillim të tetorit në një takim bilateral për të diskutuar në lidhje me vazhdimin projektit për bashkëpunimin rajonal që e kemi hapur, e dini që na është kyçur edhe Kosova së fundmi, kryetari i Malit të Zi ka qenë në mbledhjet e fundit dhe një nga anëtarët presidencial nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kryetari i tyre i Këshillit Nacional”

Kryeministri Zoran Zaev dekaroi se edhe pse gjendemi në situatë të pandemisë, duhet të vazhdohet me punë, në mënyrë administrative duhet t’i largojmë barrierat, mbi të gjitha ato të pikës kufitare.

të fundit

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

15 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

22 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

50 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

1 hour ago