Xhesika Polo e ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, foli për vështirësitë dhe dhimbjen që ka kaluar pas ndarjes nga jeta të së ëmës. Ajo u shpreh se tashmë ndihet më mirë, dhe se falë miqve dhe njerëzve të afërt ia kishte dalë ta përballonte këtë situatë të vështirë.
“Nuk mund të them që jam shumë mirë, se ndoshta nuk do jem asnjëherë shumë mirë duke ditur që do kem një copëz bosh, por hapi i parë që ti ta pranosh dhe të punosh me veten tende që të jesh rehat sa të mundesh që të mos pengojnë në rrjedhën e jetës. E kam marrëdhënien me veten shumë të mirë, kam njerëz të mirë afër vetes që më kanë ndihmuar. Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë që të shërohesh nga diçka e madhe dhe e rëndë, por që nuk mund të them që do të jenë gjërat njëlloj.”, tha Xhesika.
None found
Polo gjithashtu komentoi dhe kritikat e shumta që ka marrë pas vendimit për të prerë flokët. Ajo tha se paragjykimet nuk kanë ndikuar asnjëherë në jetën e saj, duke shtuar se “flokët kanë qenë prioriteti im i fundit, sepse unë kam një karakter shumë të bukur dhe të madh dhe nuk kam nevojë fare të ma komplimentojnë flokët me modestinë më të madhe.”
“Ne jemi shoqëri ksenofobe, që e ndryshmja është gabim, e ndryshmja është e frikshme dhe kërcënuese për një shoqëri që është futur në kuti, dhe kur ti del jashtë kutisë dhe nxjerr atë këmbën…fap duan të ta presin. Historikishtt kam patur një jetë shumë të pavarur dhe kam bërë gjërat që kam dashur. Kam patur dhe unë momente që kam tentuar të kornizohem nga ky presion që kemi ne në shoqërinë tonë dhe nuk e kam bërë shyqyr zotit, dhe nuk e kam në plan as për njerëzit që komentojnë në rrjete sociale.”, tha ndër të tjera Polo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,…
Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e…
Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…