Categories: Uncategorized

“Rolet në teatër i merr vetëm gruaja e tij”, Olta Gixhari sulmon publikisht Hervin Çulin (VIDEO)

E ftuar në emisionin “Siluetë” ka qenë aktorja e dashur për publikun Olta Gixhari.

Aktorja tregoi se nuk është e kënaqur me mënyrën e drejtimit të “Teatrit Kombëtar” dhe sulmoi publikisht drejtorin, Hervin Çuli.

Të lidhura

None found

Olta u shpreh se e vetmja aktore që ka marrë role ka qënë gruaja e Hervin Çulit, Adelina Muça.

“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi‘, u shpreh Gixhari.

Më pas kanë nisur edhe pyetjet nga gazetarët e pranishëm në panel, të cilët i kanë drejtuar Oltës pyetje.

Pyetje: Ti vetë si je prekur? Je ballafaquar ndonjëherë?

“Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake dhe prandaj i respektoj pa masë. Punën nuk ma dha ai. Nuk është bërë njëherë një mbledhje. Unë se di kush janë kolegët e mi. Teatri është ansambël, përderisa e paguan duhet t’i gjesh punë dhe rol. Praktikisht TK duhet të marri masat. Dhe të bëhen disa premiera në vit. Janë 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë. Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi. Nuk mbahem”,-shtoi më tej Olta.

të fundit

Van Dijk sinjalizon se mund të largohet nga Liverpooli në verë

Kapiteni i Liverpoolit, mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, i ka hapur derën një largimi të mundshëm nga Anfield në fund…

42 seconds ago

Qendra Akuatike, nevojë e patjetërsueshme për notin kosovar dhe Prishtinën 2030

Ndërtimi i Qendrës Akuatike në Prishtinë duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet të vihet në diskutim, pasi kjo infrastrukturë…

58 seconds ago

Rasti i pazakontë: Edhe nëse humbet të gjitha ndeshjet e vitit 2027, Maranit i rinovohet automatikisht kontrata me Kombëtaren

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, firmosi në maj një kontratë, e cila kishte vlerë deri në dhjetorin e vitit…

6 minutes ago

Burim Ramadani: Aleanca nuk ka asnjë marrëveshje me Qeverinë, Kosova në “terr të madh

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij nuk ka bërë asnjë marrëveshje…

15 minutes ago

LAMM: no extended waits at border crossing points

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…

23 minutes ago

Rama gathers the SP Assembly in Tirana / Erion Veliaj’s message to socialist colleagues: do not let our history be replaced by undeserved power

Këtë të shtunë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për…

23 minutes ago