Megan Thee Stallion, një nga reperet më të suksesshme të momentit, ka bërë me dije se është qëlluar disa herë me armë zjarri ditën e dielë.
“Kam marrë disa plagë nga të shtënat me armë zjarri, si rezultat i një krimi që është bërë kundër meje, me qëllimin për të më dëmtuar fizikisht.”- shkruajti artistja, emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete.
None found
Me anë të një postimi në Instagram ajo hedh dritë mbi ngjarjen, e cila është komentuar shumë nga mediat e showbiz-it në SHBA dhe jo vetëm. Reperja tregon se u shoqërua nga policia në spital, ku ju nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë ajo hedh poshtë lajmet që raportonin se ajo ishte arrestuar.
“Jam shumë mirënjohëse që jam gjallë dhe pres që të shërohem së shpejti. Kjo ka qenë një eksperiencë që më ka hapur sytë.”- shkruan ndër të tjera reperja në deklaratën e saj.
Policia e Los Angeles fillimisht nuk e komentoi ngjarjen e ndodhur në Hollywood Hills. Një prej oficerëvë gjithsesi konfirmoi se artisti i njohur Tory Lanez, i cili shoqëronte Megan mbrëmjen që u qëllua, është arrestuar. Akuza ndaj tij është armëmbajtja pa leje. Ai u lirua pasi pagoi lirimin me kusht, megjithatë është e paqartë nëse ka pasur konflikt mes të dyve apo janë sulmuar nga një person tjetër.
Megan thee Stallion ka qenë një prej artisteve që ka dominuar klasifikimet më të rëndësishme muzikore në SHBA këtë vit, kryesisht për shkak të “Savage”, që është një prej këngëve më popullore në TikTok. Edhe projektet e saj të fundit si “Girls in the Hood” kanë qenë mjaft të suksesshme, ndërkohë që muajin e shkuar ajo u vlerësua si artistja më e mirë femër e zhanrit hip-hop në “BET Awards”.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkesa për drejtësi në procesin…
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, ka nxitur reagime dhe mobilizim qytetar…
Mauricio Pochettino është shumë pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi ka nënshkruar kontratën për…
LSDM ka vazhduar me akuzat ndaj Hristijan Mickoskit në lidhje me Alta Bankën. Nga kjo parti thonë se "sa më…
Seanca gjyqësore ndaj ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të…
Zbulimet po zgjerohen në lidhje me ish-drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen për…