Categories: Uncategorized

Maqedoni e Veriut/ Qytetarët besojnë se shteti mund të përballojë Koronavirusin (VIDEO)

Frika për mundësinë e shpërndarjes së Koronavirusit edhe në Maqedoninë e Veriut, paraqet situatë alarmante sidomos për pacientët që u duhet të vizitojnë hapësirat e klinikës për sëmundje infektive.

Edhe përkundër faktit që deri më tani në Maqedoninë e Veriut asnjë person nuk është diagnostifikuar me koronavirus, dje dhe sot megjithatë janë bërë testime për dy persona të dyshuar dhe duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën ky virus po shpërndahet në nivel botëror, kjo gjë shkakton panik tek qytetarët, e veçanërisht pacientët duhet të vizitojnë hapësirat e klinikës infektive. Ata shpresojnë që gjërat të shkojnë për mirë dhe besojnë që Maqedonia e Veriut ka kapacitet të ballafaqohet me një situatë të tillë, në rast të paraqitjes.

“Nuk di si të shprehem. Është alarmante, por kur je i pafuqishëm, pret që gjërat të ndodhin për të mirë. Do të duhej shteti të ndërmet të gjitha masat që të mos lejojë përhapjen e virusit. Por nuk mund të paramendoj si do të ishte, por do të duhej.”

“Sigurisht, pasiqë dëgjojmë kaq shumë lajme nëpër media, sigurisht se nuk është për t’u nënvlerësuar. A ndjehem unë i rrezikuar, nuk ndjehem, nuk ka nevojë, pasi nuk shëtitem, nuk lëvizi shumë. Nëse shteti e mer me seriozitet mendoj se mund të ballafaqohet me situatën, ne jemi popull i vogël në numër, nuk është ai problem.”

Kujtojmë se nga koronavirusi në nivel botëror janë prekur rreth 80 mijë persona, ndërsa kanë humbur jetën 2698.

/SHENJA/

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago