Alberta dhe Ernesti, çifti që u njohën në sheshxhirimet e Hostel By Anabel kanë rrëfyer në emisionin Edicion Veror disa nga prapaskenat e ndarjes së grupit.
Duke folur për ABC News ata thonë se nuk janë penduar që janë larguar, por refuzojnë të tregojnë se pse u nda Hostel By Anabel.
Por duket se e gjitha lidhet edhe me kushtet me të cilat bashkëpunonin anëtarët e saj, për shkak se Ernesti thotë se nëse do i kërkohej të kthehej do vendoste ai kushtet e tij.
Alberta: Nuk jam penduar që jam larguar dhe unë e ndjeja se si çdo gjë tjetër edhe kjo do merrte fund. Dhe jam gati për hapat e tjera të karrierës.
Ernesti: Dihej që ishin gjërat për të ecur përpara ndaj dhe u mbyllën. Nuk do pranoja të kthehesha me të njëjta kushtet.
Ata tregojnë si nisi lidhja mes tyre dhe sikletet e të qenit çift ndërkohë që të tjerët nuk e dinin se çfarë po ndodhte.
Alberta: Kishim disa skenare bashkë në çift. Dhe unë i kërkova që përderisa duhet të kishim më shumë kimi, kam nevojë ta njoh.
Kur nuk xhironim dilnim jashtë dhe flisnim. Me kalimin e kohës kuptuam se kishim disa gjëra të përbashkëta. Ngaqë xhironim te lokali, nuk kisha hapësirën time dhe ndërroja bluzën para tij
Ernesti: Me Albertën mund të bëj të gjitha shakatë dhe mund të jem i lirshëm. Nuk më krijon probleme dhe vetëm më mbështet.
Alberta: Kur del unë nuk i them fare se ku je, kë ke afër.
Alberta dhe Ernesti u njohën dhe dashuruan në sheshxhirimet e “Hostel by Anabel 2” në serialin “Love Likes Tirana”./abcnews.al
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…