Categories: Uncategorized

Policia shkatërron bandën e adoleshentëve, ishin kthyer në tmerr të bizneseve në Tiranë

Janë arrestuar në flagrancë dy adoleshentë të cilët kryenin vjedhje gjatë natës në kryeqytet, si dhe janë shpallur në kërkim dy shokë të tyre, bashkëpunëtorë në krim.

Grabitësit lëviznin natën për të kryer vjedhjet. Policia ka zbardhur disa vjedhje të kryera prej tyre në kryeqytet, ndërsa për të njëjtat krime janë shpallur në kërkim edhe dy adoleshentë të tjerë.

Njoftimi i plotë i Policisë

Kryen një sërë vjedhjesh gjatë natës, kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dy adoleshentë, ndërsa 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga këta shtetas.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapen dhe ndalohen edhe 2 persona në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve kundër pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. L., 14 vjeç, banues në Tiranë;

– K. S., 16 vjeç, banues në Kamzë;

Si dhe shpallën në kërkim shtetasit:

-F. B., 14 vjeç dhe E. M., 14 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë natës kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:

– Në bulevardin “Gjergj Fishta” kanë vjedhur një shumë në euro dhe në lekë, në një agjenci e siguracionesh;

– Në rrugën “Gjin Bue Shpata” kanë vjedhur një shumë lekësh në një dyqan ;

– Në rrugën “Dritan Hoxha” kanë tentuar të vjedhin në një farmaci;

– Në rrugën “Ibrahim Rugova” kanë vjedhur një sasi lekësh në një farmaci;

– Në rrugën “Perlat Rexhepi” kanë vjedhur një shumë lekësh në një bulmetore;

– Në bulevardin “Bajram Curri” kanë vjedhur në një lokal.

Gjithashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në bulevardin “Gjergj Fishta” zyrat e tre shoqërive siguracionesh.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në këkrim, në bulevardin “Bajram Curri”, u kap shtetasi në kërkim K. B., alias S. B., 39 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, për veprat penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas iu dorëzua për veprime të Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Si dhe shtetasi B. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky person ka qenë i shpallur në kërkim për llogari të seksionit të Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor, pasi me shkresën nr. 295, datë 15.01.2020 Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhrin e për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit B. L., për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” .

të fundit

Horoskopi 18 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Të gjithë ata që janë në një lidhje do marrin bekimin e yjeve gjatë kësaj dite. Do i harroni…

6 hours ago

Ndërpritet procesi i numërimit të votave të diasporës tek “Parku Olimpik”, fiken monitorët

Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. Siç shihet edhe nga fotoja janë fikur të monitoret ku…

6 hours ago

Kr*met zgjedhore/ Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i sekuestrohet celulari me urdhër të SPAK, kontrolle edhe në banesë

Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK. Më tej bëhet me dije se është…

7 hours ago

Incidenti me Gjestin, Jozi rrëfehet: Ishte shp*rthim emocional! Ja çfarë më tha familja

Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big…

7 hours ago

Plagosja në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat…

7 hours ago

Dh*në ndaj partneres në Zvicër? Jozi flet për herë të parë: Mundet të dalë dikush me prova!

Jozefin Marku ka folur për herë të parë në “Goza dhe Gra”, pas incidentit në BBV. Ai iu përgjigj pyetjes…

7 hours ago