Rrjetet sociale dhe Paul Pogba duket se kanë një lidhje të fortë dashurie.
Mesfushori është mjaft i fiksuar pas tyre, ku kalon shumë kohë dhe tregon shumë episode nga jeta e tij.
None found
Por, Pogba nuk është i lidhur vetëm me rrjetet sociale, por edhe me merkaton.
Reali i Madridit dhe Juventus kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e tij, por Manchester United dhe dëmtimi i fundit duket se kanë stepur disi interesimin.
Megjithatë, ish-lojtari i Juventusit di si të bëjë bujë në media, teksa pasi iu nënshtrua një operacioni në gju u shfaq i buzëqeshur dhe duke pohuar se është gjallë.
“Unë jam akoma gjallë dhe ky është një lajm i mirë. Nuk e di nëse jam mirë, nuk di as se ku jam. Ata më thanë që dukem i dehur, por nuk kam pirë. Tani për tani jam pak i hutuar. Në Manchester? Në Paris? Në Guinea? Jo, nuk jam i dehur. Më futën diçka në krah dhe më thanë të mendoja gjëra të bukura”, tha mes ironisë Pogba.
Kampioni i Botës pritet të mungojë të paktën gjashtë javë dhe pritet të rikthehet në fushë në fillim të marsit.
Drejtori Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Agim Aliçkaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka cilësuar zgjedhjen e…
Taulant Balla është përballur me pyetjet e Blendi Fevziut lidhur me pretendimet për përgjime të figurave të politikës nga Shërbimi…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin në lidhje me reformën territoriale. Berisha tha…
Mediumi i madh gjerman “Kicker” raporton se mbrojtësi Albian Hajdari ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe ka gjasa të mungojë…
Deputeti socialist Erion Braçe në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania është përgjigjur nëse ka…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vlerësoi se reagimet e ditëve të fundit ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat…