Categories: Uncategorized

Plas sherri live në emisionin shqiptar, i ftuari i dënuar për mashtrim përplaset me gazetarët (VIDEO)

Ledian Muçaraku, i njohur tashmë pasi jepte lekë me fajde, ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, përballë gazetarëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, por aty ka plasur një debat verbal mes tyre.

Gazetarët kanë dashur të hyjnë direkt në temë, për të dëgjuar historinë e Muçarakut, por supermashtruesi nuk ishte i këtij mendimi, duke filluar të flasë për origjinën e tij, ku kishte lindur dhe ishte rritur.

Por kjo nuk i ka pëlqyer gazetarit Flori Gjini, i cili i kërkoi edhe njëherë Muçarakut të dilte në temë, por përgjigja e supermashtruesit ka qenë e prerë: “Më respektoni”. Aty nuk ka duruar më gazetari, duke ngritur tonet dhe duke i thënë të respektojë emisionin.

Tonet kanë qenë të larta, por më pas gjakrat janë qetësuar dhe ka filluar biseda normale. Muçaraku ka filluar të tregojë historinë e tij, se si nga një student që vinte nga rrethet arriti të jepte lekë me fajde dhe të grumbullonte deri në 50 mijë euro.

Ndërkohë ai është shprehur se këtë punë nuk do e bënte më dhe është penduar për gabimet që ka bërë.

“Merrja rreth 700 mijë lekë në muaj. Babai më jepte 100 mijë lekë dhe pensionin e nënës. Unë nuk vija në lokale luksoze. Personave që u jepja fajde, unë i jepja 50, më jepnin 70, me mirëbesim. Kur jepja lekë me fajde për njerëzit që ishin në nevojë, ishin të detyruar të mi kthenin.
Me Gjirokastritët nuk ngatërrohesha. Në 2006 fillova duke dhënë nga 500 mijë deri në 2 milion lekë. Mi kthenin për 2 ose 3 muaj. Nëse jepja 1 milion, për 2 muaj do merrja 1.2 milion.

Vajti deri në 50 e ca mijë euro, por nuk rrinin në një vend. Merrja nga njëri dhe ia jepja tjetrit.
Prokuroria dhe drejtoria vendore e Vlorës pretenduan se isha sekser. Nuk kisha nevojë të isha sekser. Pedagogët nuk më kanë thënë që të marr lekë nga studentët. Me studentët nuk merresha, sepse incizoheshin bisedat.Unë paratë i jepja me kontrata, me noter, linin garanci shtëpinë.
Unë nuk bëja pa noter asgjë, ndërsa kur prisheshin edhe prokuroria e pyeste pse nuk kie ardhur të denoncosh. Këtë punë nuk do e bëja më asnjëherë tjetër. Jam penduar për gabimet që kam bërë”, tha ndër të tjera Muçaraku.

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

19 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

54 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

1 hour ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

3 hours ago