Categories: Uncategorized

Përplasje politike për aksionin policor në Krushopek (VIDEO)

Bojan Mariçiq i LSDM-së dhe Stefan Andonovski i VMRO-DPMNE-së në emisionin “Rruga Drejtë” u përplasën për Prokurorinë, shkarkimin e Mizrahit dhe aksionin e fundit në Krushopek.

Mariçiq akuzoi se ministri teknik i VMRO-DPMNE-së për pikë politike ka rrezikuar aksion policor i përgatitur një vit, vetëm me qëllim që të tregojë se lufton kundër krimit dhe korrupsionit.

Në garë për të mbështetur atë pamje të trishtë, u vu në rrezik një aksion serioz për luftën kundër narkotikëve në një kanal ndërkombëtar në bashkëpunim dhe në veprim të punuar për më shumë se një vit kur Spasovski ishte ministër i brendshëm. Ju nuk mund të distancoheni nga Ilija Dimovski sa të doni, por ai është deputet i VMRO-DPMNE-së, dhe mund të jetë përsëri. Pamja është e trishtë për të kërkuar pikë të vogla politike që rrezikojnë aksionet policore- deklaroi Ton Bojan Maraçiq, LSDM.

Sipas VMRO-së, në një periudhë të shkurtër që kur me ministrinë udhëheq teknikisht Naqe Çulev, ka pasur aksion për luftë kundër drogës dhe krimit. Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE sqaroi se pasi janë marrë informacione se bëhet fjalë për një kanal ndërkombëtar, ka filluar aksioni.

Informacionet që dolën nga MPB duhet t’i ndjekim nëpër statusin e Facebook-ut të ministrit, që është bartësi i vetëm përgjegjës në ministri. Shifra të këtilla prej tij nuk dëgjuam. Ajo që deputetët apo qytetarë tjerë kanë publikuar, është përgjegjësi e mediave dhe qytetarëve, ai duhet t’i kundërvihet tendencës së krimeve që ndodhin ndërsa deri më tani në 3 vitet e fundit nuk ka epilog”- tha Andonovski.

Mariçiq dhe Andonovski u përplasën edhe për gjyqësorin dhe Ligjin e prokurorisë publike. Sipas të parit, gjyqësori në një pjesë ende është bastion i VMRO DPMNE dhe për këtë nuk ka epilogë gjyqësor ndërsa sipas të dytit, LSDM në mënyrë klandestine e ka miratuar ligjin.

Lidhur me dokumentet e udhëtimit, të dytë e hidhnin fajin, por nuk ofruan zgjidhje.

të fundit

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

8 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

20 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

37 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

43 minutes ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

1 hour ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

1 hour ago