Categories: Uncategorized

PD publikon videon e maskave të skaduara: Prokuroria të mos heshtë! (VIDEO)

“Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë…”

Sekretari i përgjithshëm i PD ka publikuar videon e denoncimit të bluzave të bardha të maskave që pretendohen se janë të skaduara.

Sipas Bardhit, Prokuroria nuk duhet të heshtë për këtë rast, por duhet të nisë hetimet. Ai thotë se janë 1.2 m;m prova krimi në të gjithë Shqipërinë.

Reagimi i Gazment Bardhit:

I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë.

Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjesohen!

Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit!

Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjëshmëria është fatale!

të fundit

“Liri për çlirimtarët”/ Mbi 500 veteranë të luftës nisen drejt Holandës, protestë para Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇk-së

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…

16 minutes ago

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…

24 minutes ago

Një kërpudhë vr*sëse alarmon spitalet evropiane

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…

51 minutes ago

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…

53 minutes ago

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

2 hours ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

2 hours ago