Categories: Uncategorized

Pas debatit të bujshëm, Kelvi Kadilli flet për Ermal Mamaqin (VIDEO)

Në një intervistë për ThumbOn, Kelvi Kadilli foli ndër të tjera edhe për debatin e tre viteve më parë me Ermal Mamaqin. Ai theksoi se “ishte në fillim të karrierës” asokohe dhe nuk e mendonte që do të bëhej një bujë e madhe mediatike.

“Dëgjova Ermalin kur tha atëherë [atë pjesën me] ‘a e bën çiçin në dush’ dhe më erdhi kështu…thashë ‘ou, çne’. Se s’mund të krahasohem unë me Ermal Mamaqin; kur isha unë fëmijë, Ermali bënte namin. Kurrsesi nuk mund të krahasohem. Ndodhi ajo gjëja, nxorrëm ne disa plane dhe video që Ermali kishte kopjuar ose huazuar nga programe të tjera. E unë e vazhdova pastaj [për të thënë] ‘shiko çfarë ka bërë Ermali’.”

Megjithatë, duket se debati i përket të shkuarës”

“Në një festë, ishte Ermali. Shkova i dhashë dorën, më dha dorën.”

Në vijim, shtoi:

“Mua më pëlqen shumë Ermali. [Mes sherrit Besi-Ermali] jam me Ermalin. Pashë ‘Falcon’, nuk më pëlqeu fare. Le të themi që ‘Dy gisht mjaltë’ nuk ishte filmi më i bukur që kam parë ndonjëherë, por më pëlqen shumë Elvana Gjata dhe mendoj që Ermali është treguar shumë i zgjuar që ka marrë Elvanën në film. Ermalit bravo i qoftë që ka bërë një film. [E thashë ‘Dy gisht mjaltë’] më pëlqeu më shumë. ‘Falco’ s’më pëlqeu fare. Humor lacash ishte komplet. Jam #teamErmali komplet. Unë vlerësoj jashtëzakonisht njerëzit që punojnë fort edhe nëse filmi ‘Dy gisht mjaltë’ nuk më bëri ndonjë impresion marramendës. Ermal Mamaqi është tjetër, është ikon edhe ai, se ka treguar që bën humor më të mirë se Bes Kallaku. The SHBLSH mbeten ende. Kur u kthyen te ‘Klanifornia’ [u bë nami]. Nuk mendoj se do të ishte njësoj nëse do të ktheheshin Skifterat.”

Konflikti mes tyre nisi sepse Ermal Mamaqi bëri gjatë “Xing me Ermalin” në 2017-n lojën “E kam bërë, nuk e kam bërë”, ku një ndër pyetjet ishte “E keni bërë ndonjëherë çiçin në dush”. Pas kësaj, Kadilli e postoi në Instagram videon ku Ermali bënte këtë pyetje, duke shkruar: “Imitimi është forma më e lartë e adhurimit.” Komentin e Kadillit, Ermali e kaloi me shpërfillje. Ai u pyet nga Blitz.al se çfarë kishte për të thënë dhe u përgjigj se s’ia kishte idenë kush është Kelvi. Por ky i fundit e çoi çështjen deri në Instagram (Haga e showbiz-it), ku publikoi videot ku krahasoheshin programet, pa asnjë koment.

të fundit

Horoskopi 11 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Përmbledhje: Dita e sotme sjell luhatje emocionale dhe sfida në komunikim. Kujdes me ndjenjat e papërpunuara, sidomos në marrëdhëniet…

31 minutes ago

Nesër zgjedhjet/ Ja ku do të votojnë Edi Rama, Sali Berisha deri te Tom Doshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit 2025, ditën e diel, në ora…

48 minutes ago

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet

Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në…

1 hour ago

U shpall në kërkim nga SPAK për krime zgjedhore në Kukës, arrestohet Kalosh Peposhi

Policia e Kukësit ka arrestuar Kalosh Peposhin, një nga personat që u shpall në kërkim si i dyshuar për blerje…

1 hour ago

Krimi zgjedhor s’ndalet në Dibër, Policia: Xhemal Gjunkshi denoncoi edhe për të shtëna me armë, SPAK po heton

Zbulohen të tjera detaje nga përplasja mes grupeve të PS dhe PD në Dibër ku u raportua se një automjet…

2 hours ago

Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici,…

2 hours ago