Categories: Uncategorized

Paralajmërimi për rikthimin e kufizimeve, përleshje me policinë në Beograd (VIDEO)

Trembëdhjetë policë dhe shtatë civilë u plagosën gjatë trazirave të së martës mbrëma në Beograd, për shkak të paralajmërimeve për orë policore.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, të gjithë të plagosurit u transportuan në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

Protestuesit, mbi 1,000, u mblodhën në qendër të Beogradit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi rikthimin e orës policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Përleshjet shpërthyen pasi një grup protestuesish u përpoq të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, duke bërë që policia të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Turma pranë hapësirës së kuvendit u shpërnda rreth orës 1:30 pas mesnate.

Vuçiq tha të martën se, nisur nga sot, tubimet do të kufizohen në pesë njerëz dhe se do të kërkojë nga grupi punues i qeverisë kundër koronavirusit që të shpallë orë policore në fundjavë.

Të martën, autoritetet shëndetësore në Serbi thanë se kanë regjistruar 13 viktima nga koronavirusi në 24-orëshin paraprak dhe 299 raste të reja.

“Duhet t’i mbrojmë qytetarët, kështu që nuk më interesojnë reagimet politike dhe protestat”, tha Vuçiq.

Në total, Serbia ka regjisrtuar mbi 16,000 raste me koronavirus dhe 330 viktima./ REL

të fundit

Berisha: Do marshojmë drejt Surrelit! Do t’i shpallim lufte armikut të shqiptarëve! As bunker s’do gjesh më!

Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje protestuesve t’i drejtohet Surrelit, ku ndodhet shtëpia e Edi Ramës. Berisha u shpreh se…

8 minutes ago

Protesta zhvendoset te parlament, Berisha dhe mbështetësit përballë godinës së rrethuar nga policë

Pas përfundimit të fjalimit të Berishës protesta para kryeministrisë përfundoi, për tu zhvendosur para parlamentit. Edhe aty janë vendosur forca…

14 minutes ago

Berisha përfundon fjalën, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë

Pas mbarimit të fjalës së kryedemokratit, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt kryeministrisë. Mbi dhjetëra molotovë ndezën hapësirën përpara kryeministrisë. Pas…

36 minutes ago

“Si ti ka plot shqiptaria”, Fjolla Morina nuk përmbahet ndaj Bia Khalifës

Dita e sotme (e hënë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 është karakterizuar nga tension i lartë, pas…

41 minutes ago

“Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim”, Gazmend Bardhi: Populli nuk dorëzohet! Qytetarët do i kenë përballë deri në fitore

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.…

1 hour ago

“As militantët nuk marrin pjesë”, Sula për protestën e PD-së: Nuk sjellin më as 200 veta! Opozita nuk po bën ndryshime

Në nisje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula ka deklaruar se as një pjesë…

2 hours ago