Categories: Uncategorized

Nuk ua dhanë formularin e karantinës në shqip, të karantinuarit protestuan dhe u d ënuan me 3 mijë euro (VIDEO)

Ishin në karantinë shtetërore në Strugë dhe kanë protestuar para dhomës së hotelit. Shkak i protestës ishte se dhjetëra të karantinuar janë gjobitur me 3 mijë euro për shkak se kanë shkelur rregullat e karantinës shtetërore.

Pesë prej të gjobiturve para mediave u shprehën të bindur se me protestën nuk kanë shkelur rregullat e karantinës, sepse nuk janë grumbulluar dhe kanë qëndruar para dyerve të dhomës, ndërkaq dënimi sipas atyre ka ardhur sepse ata nuk kanë nënshkruar formularin për karantinë shtetërore pasi kanë kërkuar që ajo të jetë në gjuhën shqipe.

Të lidhura

None found

I gjobituri:

“Kemi dënime nga 3 mijë euro që na e ka lëshuar Gjykata Themelore e Strugës. Ne kemi qenë në karantinë dhe kemi kërkuar që formulari të jetë në gjuhën shqipe dhe kemi mbajtur një protestë të vogël para derës së dhomave secili dhe shkaku i atyre, as nuk na kanë treguar, as kur kemi ardhur nuk na kanë dhënë ndonjë formular me të cilin do të na shpjegojnë rregullat e karantinës, çfarë dënime ka dhe çfarë nuk ka”,

TV21: Pse nuk pranuat ju ta nënshkruani?

-“Sepse disa nuk e dinë gjuhën maqedonase”

“Shkelje nuk ka pasur prej anës tonë, por prej stafit të hotelit dhe anës së shtetit. Sepse masat që duhet t’i respektojmë për t’u mbrojtur ne i kemi respektuar. Por, ja për shembull, ne pluhur thithësen ne e merrnim nga personi tjetër. Ku e kemi ditur ne që ai a është apo jo i infektuar. Kjo a nuk është ndonjë shkelje”? Tha i gjobituri.

Për këtë ata kanë angazhuar edhe avokatin Naser Raufi. Ai thotë, se shkelje nuk ka pasur nga ana e të gjobiturve por nga nëpunësit policor. Sipas tij, nëpunësit policor kanë shkelur Ligjin për përdorimin e gjuhëve me të cilin mundëson që çdo qytetarë shërbimet t’i marrë edhe në gjuhën e tij amtare, në këtë rast shqipe siç e kanë kërkuar.

Naser Raufi, avokat mbrojtës:

“Në këtë rast konkret bëhet fjalë për shkelje klasike të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në këtë rast për gjuhën shqipe. Gjendja faktike sipas aktgjykimit që janë dënuar, deri tash kemi dërguar 6 ankesa por presim edhe të dënuarit tjerë të ankohen. Mund të konstatoj se tërë procedura ka qenë në gjuhën maqedonase, pavarësisht se të dënuarit kanë insistuar të jetë edhe në gjuhën amtare dhe nuk është e vërtetë se këto të dënuarit janë larguar nga hoteli kur kanë qëndruar në karantinë shtetërore”.

Kur u pyet se a ka material mjaftueshëm për të mbrojtur palët në gjykatë dhe a ka kërkuar incizimet e kamerave të sigurimit, Raufi tha se këto do të mësohen në seanca gjyqësore kur do të formohet lënda. Ai madje propozoi që këto raste, që sipas tij janë deri në 10 të trajtohen si një lëndë gjyqësore.

të fundit

Bylykbashi: PS po anashkalon rekomandimet e OSBE/ODIHR, reforma duhet të ndajë shtetin nga partia në pushtet

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna për reformën të përqendrohet te zbatimi i rekomandimeve…

17 seconds ago

Jorge Jesus përmend pesë emra për kapiten të Portugalisë pas largimit të Ronaldos

Jorge Jesus ka zbuluar pesë futbollistët që mund të marrin përsipër përgjegjësitë e kapitenit të Portugalisë pas pensionimit të Cristiano…

5 minutes ago

Dyshohet se xhironte MasterChef ndërsa figurohej e shtruar në spital, oficerja ukrainase mund të dënohet me 10 vite burg

Një histori e pazakontë ka përfunduar në duart e drejtësisë ushtarake në Ukrainë. [...]Read More...

11 minutes ago

VIDEO/ Indrit Tuci shënon në Slloveni pas mungesës në listën e Kombëtares, në momentin më të mirë të karrierës

Në javën e 15-të të PRVA LIGA-s së Sllovenisë, qendërsulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, gjeti golin në sfidën Nafta - NK…

17 minutes ago

Bozhinovska paraqet afatet e lidhjeve të gazit: Me Greqinë në 2027, me Serbinë në 2028

Maqedonia e Veriut po i intensifikon aktivitetet për ndërtimin e interkoneksioneve të reja të gazit me vendet fqinje, me qëllim…

19 minutes ago

Mickoski paralajmëron takime me blerës të mundshëm për Alta Banka Manastir

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, njoftoi se në ditët në vijim do të zhvillojë takime me disa institucione financiare që…

19 minutes ago