Categories: Uncategorized

Nisma e Rita Orës për koronavirusin sapo bëri “lëmsh” dynjanë (FOTO LAJM)

Teksa përhapja e Covid-19 nuk ka resht, në gjithë botën njerëzit po përpiqen të kuptojnë si duhet të sillen – dhe këta njerëz përfshijnë dhe të famshmit.

Disa emra të njohur, si Idris Elba dhe Tom Hanks, po ndajnë me botën përvojat e tyre pasi u diagnostikuan me virusin dhe plot të tjerë po ndërgjegjësojnë ndjekësit mbi situatën. Sidoqoftë, disa të famshëm nuk po bëjnë gjënë e duhur me platformat e mëdha që kanë në duar. Më 19 mars, një video e Gal Gadot dhe dhjetëra të njohurve të tjerë që këndojnë “Imagine” u bë virale dhe u kthye në shakanë e ditës sepse ishte e pandjeshme dhe e padobishme. Si na ndihmon një video e pasanikëve të Hollyëood-it kur njerëzit po humbasin të afërmit çdo ditë? Së fundi, një tjetër emër i njohur është në qendër të vëmendjes për reagimin e papërshtatshëm ndaj pandemisë: Rita Ora.

Të lidhura

None found

Më 19 mars, Rita Ora njoftoi lançimin e bluzave për koronavirusin, një togfjalësh që s’na e merrte mendja se do ta shkruanim ndonjëherë. Koleksioni i bluzave me mëngë të shkurtra dhe atyre me kapuç ka dizenjon e virusit që shkakton Covid-19 me shenjën e paqes të mbivendosur dhe frazën: “Parandaloni përhapjen, bëni pjesën tuaj.” Sipas këngëtares, koleksioni është bashkëpunim me Fondacionin e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetit dhe të gjitha fitimet shkojnë për Covid-19 Solidarity Response Fund, që ndihmon punonjësit e shëndetësisë me pajisje thelbësore dhe financon studimin e virusit dhe gjetjen e një vaksine. Rita Ora tha në Instagram se synimi i bluzave ishte “ndërgjegjësimi i masave.”

Një përdorues i Tëitter-it shkruajit në lidhje me situatën: “Këto bluza po i bëjnë rrobaqepëse që punojnë në kushte të rrezikshme.” Dhe një tjetër shtoi: “Në vend që të dhurojë, ajo po nxjerr në treg bluza të pandjeshme që thjesht do të përfundojnë në plehra që t’i blejnë njerëz që janë vetë në gjendje të vështirë.” Dhe në fakt, si supozohet të ndërgjegjësojmë të tjerët duke veshur bluza me simbolin e koronavirusit kur askush s’do i shohë. Supozohet të jemi në shtëpi. Kur të mbarojë e gjithë gjendja, askush s’do të vijë vërdallë me simbolin e pandemisë në gjoks, prandaj do të përfundojnë në plehra.

Lufta kundër koronavirusit është një luftë e përbashkët. E duartrokasim Rita Orën që po përpiqet dhe që do të dhurojë të gjitha fitimet nga shitja e bluzave, por s’mund të mos themi se reagimi është i papërshtatshëm. Bizneset e vogla janë detyruar të mbyllin dyert, njerëzit po humbasin punën, spitalet s’kanë më maska dhe ventilatorë, xheli antibakterial zor se gjendet kund dhe këto janë vetëm disa nga gjërat që po kërcënojnë jetën që jemi mësuar të bëjmë. Ndoshta bluzat duken si një ide e mirë, por Rita duhet t’i kishte bërë vetes disa pyetje: “Kush po i bën këto bluza? A paguhen mjaftueshëm? A kanë të drejtë të shkojnë në shtëpi nëse s’ndihen mirë? A dëmtojnë mjedisin? Do të ishte më e thjeshtë t’u kërkonte njerëzve të dhuronin sa të mundeshin ose duke qenë se vetë ka mundësi, të dhuronte ajo e para dhe ndjekësit – në kuptimin e parë të fjalës – të ndiqnin shembullin e saj.

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

21 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

33 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

33 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

35 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

38 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

39 minutes ago