Categories: Uncategorized

Në LDK diskutohet mundësia që PDK-së t’i ofrohet posti i presidentit dhe dy ministri (VIDEO)

Lidhja Demokratike është duke e përgatitur terrenin që të mos e lërë me ushtrues detyre postin e presidentit, nëse presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale.

Burime të KOHËS brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se në biseda joformale është diskutuar mundësia që PDK-ja të përfshihet menjëherë në qeveri, nëse kreut të saj i konfirmohet aktakuza.

Sipas burimeve, oferta për PDK-në është që ta propozojë kandidatin për president, si dhe t’i marrë dy ministri në Qeverinë Hoti: atë të Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Zyrtarë me të cilët ka kontaktuar KOHA e kanë mohuar të ketë pasur diskutime të tilla. Nënkryetari, Lutfi Haziri, ka thënë shkurt se nuk “është e vërtetë dhe se nuk ka njohuri për këto opsione”.

Por, shefi partiak i Hazirit – Isa Mustafa prej disa javësh ka paralajmëruar se ndryshimet në qeveri mund të ndodhin çdo moment dhe se partnerët duhet të jenë të gatshëm për rikonfigurime.

Në PDK e kanë përsëritur qëndrimin se vullneti momental është qëndrimi në opozitë. Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyqi, ka thënë se nuk ka pasur diskutime të tilla për ndarje të posteve.

E partia me të cilën Mustafa është në koalicion – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka njohuri rreth diskutimeve për zgjerim të koalicionit.

LDK-ja dhe PDK-ja e kanë të pamundur ta zgjedhin presidentin vetëm me përkrahjen e komuniteteve joshumicë, pa 14 votat e deputetëve të Aleancës. Sipas Kushtetutës, presidenti mund të zgjidhet me 61 vota, por me kushtin që 80 deputetë të marrin pjesë në votim.

Mbështetur në aktin më të lartë juridik, në rast se presidenti përkohësisht nuk është i aftë për t’i përmbushur detyrat e postit të tij, ato i kalojnë kryetares së Kuvendit.

Vjosa Osmani ka thënë të hënën për KOHËN se, qeveria Hoti prej fillimit nuk është krijuar mbi parime të shëndosha.

“Mirëpo bashkëngjitja e PDK-së do të jetë një shkelje edhe më eklatante e vullnetit të shprehur më 6 tetor. Do të jetë shkelje e çdo shtylle e çdo parimi që LDK-ja e ka prezantuar gjatë zgjedhjeve të fundit. Dhe natyrisht dëshmon që nuk e kanë ndërmend që të marrin parasysh atë interes apo atë vullnet për të cilin kanë thënë se do të luftojnë dhe do ta mbrojnë”, është shprehur ajo.

Osmani, sikurse edhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë të insistojnë se opsioni i vetëm që mundëson institucione stabile janë zgjedhjet e parakohshme.

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Një plagosje ka ndodhur pak më parë në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se shtetasi Artur Ligeja, pronar i…

2 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

12 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

34 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

55 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago