Ndërroi jetë viktima e 5 nga shpërthimi i bombolës zë gazit të dielën në Rramanli.
36 vjeçarja, tre ditë luftoi për jetë në Urgjencën e Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Mjekët konstatuan vdekjen e saj, pasi djegiet e trupit mbi 80%, kanë shkaktuar komplikime të tjera në organet vitale.
Sot rreth orës 13.20 edhe përkrah angazhimit maksimal të ekipeve mjekësorë, por si pasojë e lëndimeve serioze që nga ana e mjekëve thuhej që janë inkopmatibile me jetën, ndërroi jetë pacientja 36 vjeçe. Gjendja e dy të lënduarve të tjerë ngelet akoma kritike dhe që të dy, gruaja 45 vjeçe dhe burri 50 vjeç, janë në aparate për frymëmarrje artificiale”-thonë nga Urgjenca e QKU “Nënë Tereza”.
Ndërkaq, në koma mbeten edhe 30 vjeçarja me djegie mbi 80% si dhe djali 10 vjeçar me shkallë të tretë të djegies, të cilët po trajtohen në repartet intensive në Spitalin e Qytetit të Shkupit. Kurse, mjekët thonë se përmirësime janë vërejtur tek 28 vjeçja shtatzëne, të cilës i ka shpëtuar edhe foshnja. Nga kjo tragjedi, gjatë shpërthimit nga bombola e gazit në Rramanli të Kumanovës, në shtëpinë e dajës humbën jetën tre fëmijë. Një ditë më parë, plagëve të marra nuk mundi t’iu mbijetoj as kryefamiljari Shaip Alimi. 36 vjeçja, e cila ndërroi jetë të mërkurën ishte nëna e tani më të ndjerës Suejla Bajrami, e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.
/alsat/
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…