Drejtori sportiv i Sevillas Monchi, ka shprehur pakënaqësinë e tij për anulimin e golit të Luuk de Jong në pjesën e parë të ndeshjes kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Andaluzianët kaluan në epërsi me një gol me kokë nga holandezi, mirëpo pas konsultimit të sistemit VAR, gjyqtari e anuloi golin me pretendimin se paraprakisht pati ndërhyrje të palejuar nga Nemanja Gudelj në Eder Militaon.
“Të gjithë e panë aksionin… Refuzoj ta analizoj ndeshjen taktikisht ose teknikisht, sepse ky moment është shumë vendimtar dhe është absurde ta analizosh ndeshjen nga kjo pikë e tutje”, kishte deklaruar Monchi për Movistar.
Në pjesën e dytë, De Jong shënoi sërish dhe ky gol u pranua, mirëpo Reali u ankua për dyshimin se Munir El Haddadi e kishte prekur topin me dorë në ndërtimin e aksionit.
“Po ta kishin anuluar atë gol, do të zbrisja në fushë dhe do ta nxirrja ekipin jashtë”, është shprehur drejtori i Sevillas.
Rusia ka ndaluar një anije cisternë nafte në pronësi të shteteve anëtare të NATO-s, e cila po nisej nga këto…
Jozefin Marku ka qenë dhe një ndër banorët më të komentuar të Big Brother Vip Albania. Përpos tensioneve të krijuara…
AgroWeb.org ju njeh me mënyrat e shumta që shtimi i farave të linit në recetat tuaja, mund të sjellë përfitime…
Ka përfunduar procesi i numërimit të zarfeve për subjektet politike në të 12 qarqet e vendit. Nga një përditësim i…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me Presidentin e IDU-së, Stephen Harper në Bruksel. Në postimin e tij…
Pas daljes publike të Joz Markut dhe rrëfimit të tij të parë mbi incidentin e debatueshëm në “Big Brother VIP…