Categories: Uncategorized

“Mllefi” i tifozëve të Malmo nuk ka kufij, shkatërrojnë plotësisht statujën e Ibrahimovic (VIDEO)

Statuja e Zlatan Ibrahimoviçit e ngritur në qytetin e tij të lindjes (Malmo) është sulmuar përsëri nga vandalët.

Në orët e para të së dielës, tifozë të Malmos e kanë sulmuar sërish statujën duke e shkatërruar plotësisht. Ata kanë përdorur sharrë për t’ia prerë këmbët dhe e kanë rrëzuar në tokë.

Ibra ishte i pranishëm për zbulimin e statujës në tetor të vitit të kaluar, por ai më pas zemëroi tifozët në Malmo duke marrë aksionet e rivalëve të Hammarby . Ish-kapiteni i Suedisë deklaroi se donte të ndihmonte ekipin e Hammbaryt për t’u bërë skuadra më e fortë në Gadishullin Skandinav. Madje, Zlatan realizoi një foto me fanelën e tyre.

Sjellja ndaj skuadrës me të cilën nisi karrierën Malmo i ka revoltuar pa masë tifozët e këtij klubi duke dërguar një peticion bashkisë së qytetit suedez për të hequr statujën e Ibrahimovicit.

Por, me sa duket nuk është dashur as bashkia dhe as peticioni, pasi në orët e para të së dielës statuja është rrëzuar dhe shkatërruar. Poshtë statujës vandalët kishin shkruar dhe disa mesazhe kërcënuese me jetë drejtuar ibras.

të fundit

Aksident në Lezhë/ Përplasen dy automjete në kryqëzimin e Gjadrit, plagosen 2 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Lezhës, konkretisht në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Dy automjete janë…

7 minutes ago

“S’dua të njoh asnjë mashkull, keqpërdorin mirësinë e një femre për klikime”, Alba shpërthen në lotë pas largimit nga darka

Alba ka përjetuar një moment të rëndë emocional pas largimit nga darka e të nominuarve, duke shpërthyer në lot dhe…

23 minutes ago

Tensione të larta mbi Egje, përplasje mes avionëve luftarakë të Turqisë dhe Greqisë! Athina zyrtare akuza Ankarasë

Forcat Ajrore të Turqisë dhe ato të Greqisë kanë akuzuar njëra-tjetrën sot për provokime me avionë në hapësirën ajrore mbi…

42 minutes ago

Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, plagoset drejtuesi i mjetit bujqësor

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Roskovec. Sipas raportimeve, një automjet ka…

1 hour ago

Putini zotohet se nuk do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës nëse Rusia trajtohet me…

1 hour ago

Vendimet e mbledhjes së qeverisë/ Rritet paga minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Vendimi për rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.…

2 hours ago