Kjo ndodhi në ndeshjen midis skuadrave amerikane të Philadelphia Union II dhe Hartford Athletic, që luajnë në “USL Championship”. Danny Barrera shënoi një gol sa të rëndësishëm, aq edhe të pazakontë, në minutën e 90-të.
Topi u rikthye në mënyrë të parrezikshme te portieri i Union, Mitchell Budler, në sekondat e fundit të kohës së rregullt.
None found
Sidoqoftë, ndërsa Budler shikoi ta hidhte topin jashtë zonës së vet, në formë pasimi të gjatë, Barrera, i cili po qëndronte jashtë zonës së penalltisë, e ngrit këmbën mbrapa, në një përpjekje për ta bllokuar topin. “Sfera” goditi thembrën e tij dhe u kthye prapa, mbi Budler, direkt e në rrjetën e tij të zbrazët
Me siguri, një gol i tillë do të mbahet mend gjatë, do të mbetet në histori si i pakrahasueshëm dhe paarritshëm nga askush! Një mrekulli e vërtetë! Barrera, pavarësisht se hyri në lojë si zëvendësues, në minutën e 81-të, u shpall “njeriu i ndeshjes” për këtë përpjekje dhe gol spektakolar.
/telesport/
Fatmir Bytyqi nga LSDM, në seancën dëgjimore të komisionit për Projektbuxhetin për vitin 2027, theksoi se paraqitja e huamarrjes së…
Çifti i njohur, Roela Meka dhe Vedati janë bërë prindër për herë të dytë. Familja e tyre është zgjeruar me…
Bashkia e Vlorës për vitin 2027 parashikon të ketë një buxhet rreth 82 milionë euro, ndërsa koha e shpalljes së…
Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur sot para deputetëve projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2027, i cili “peshon”…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me rrezikimin e organizimit të Lojërave…
Kancelari Federal i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka organizuar në Berlin një takim të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”,…