Presidenti Ilir Meta gjatë tubimit para Presidencës i vuri afat qeverisë deri më 15 Mars, duke e “kërcënuar” me shpërndarjen e Parlamentit.
Pas këtij, ultimatumi ka reaguar Kreyministri Rama, i cili i është përgjigjur plot ironi, Metës.
Rama tha se presidenti nuk mund të shpërndajë Kuvendin, ndërsa është shprehur se PD është kthyer në një servis figurantësh që përdoret nga Meta.
Përgjigja e Ramës:
“Thashë për çfarë do më pyesni, Presidenti del dhe shpërthen para jush. Meta nuk mund të firmosë shpërndarjen e parlamentit. Ilir ka çelur fushatë para opozitës.
Nuk ka asgjë të re këtu, pashë që PD ishte kthyer në një servis figurantësh përpara Metës.
Sot misioni europian, i riu ka dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësi të Shqipërisë në BE.
Jo vetëm se komisioni i ri jep rekomandimin po rikonfirmon dhe përforcon rekomandimin e vitit të shkuar. Ky është lajmi për mua sot.
Ka edhe një koincidence, shkojmë në Brusksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme duke siguruar për njerëzit që janë në hall.
Sot del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një president, por që ta hidhëronte që të rishpërthejë, në fakt është për të qarë jo për të qesh se për mua është e pritshme. /albeu.com/
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…