Mbrojtësi i Napolit, Kostas Manolas ka përgënjështruar një lajm që qarkullonte në mediat spanjolle se në përfundim të ndeshjes Barcelona-Napoli, Mesi ka refuzuar ti japë dorën mbrojtësit.
Incidenti ndodhi pas vërshëllimës finale në fitoren që katalanasit arritën 3-1 ndaj Napolit dhe kaluan në fazën çerekfinale të Championsit.
None found
Një video e shkurtër pas ndeshjes që u bë virale tregonte Mesin që takohej më shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, dhe më pas një gisht i argjentinasit që i drejtohej dikujt në formë refuzimi për ta takuar. Mediat spanjolle aluduan se mund të kishte qenë Manolas lojtari që Mesi refuzoi ta takonte, por mbrojtësi ka hedhur poshtë këtë gjë. Në një postim në “Instagram”, Manolas përgënjështroi gjithçka: “Ndonjëherë zgjohesh dhe shikon me kujdes se çfarë shkruan.
Unë kurrë nuk kam parë një lojtar të luajë më orë në dorë”, shkruan Manolas në rrjetet sociale. Më pas u zbulua se personi që Mesi refuzoi të takonte pas ndeshjes ishte arbitri kryesor, Çakir që i anulloi argjentinasit një gol për prekje të topit me dorë.
Asambleja e PS-së solli ndryshime edhe në drejtimin politik të Tiranës, ku Edi Rama caktoi Albana Koçiun dhe Ervin Demon,…
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për xhiron e pestë të…
Protesta e të rinjve është zhvendosur në zonën e Zogut të Zi, ku vijon marshimi kundër qeverisë. Një prej protestuesve,…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale, duke ngritur dyshime për integritetin e…
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër përmes një postimi, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohen…
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Dardanët kanë dominuar…