Aktorja e mirënjohur Marjana Kondi ishte e ftuar tek “Rudina”, për të folur rreth emisionit të ri që ka nisur në TV Klan. Gjatë emisionit, u shfaqën edhe disa foto të fëmijërisë, ku në njërën prej tyre aktorja shfaqet së bashku me mamanë e saj.
Këto foto e emocionuan Marjanën e cila u përlot dhe foli për mamanë e të shkuarën e saj.
None found
“Aty mund të jem 4-muajshe me mamin. Jam me mamin në qytetin Stalin. Mami i gatuante shumë mirë byrekët. Origjina e saj është nga Lekli, diku andej nga Gjirokastra, tashmë është bërë e Tepelenës më duket, por ajo gjithmonë e quante veten nga Gjirokastra sepse ka qenë një fshat ortodoks. Gatuante shumë mirë byrekun. Mbaj mend atë mishin me patate, ose pulën me patate që e gatuanim të dielave. Pulën e bënim një pjesë supë, pastaj e piqnim dhe e hanim me patate, ka qenë ajo tradicionalja. Në mëngjes hanim trahana, kur s’kishim trahana, ajo na bënte petulla. Gatuante shumë mirë, ka qenë një grua shumë nikoqire, me gjëra të vogla na ka bërë të jetojmë shumë të lumtur. Se tani pak a shumë, sikur s’ka shumë lumturi, por një gjë e veçantë është se ne në atë kohë kemi qenë të lumtur, e ndjenim lumturinë, kurse tani ka dalë njëçik, ka prioritete të tjera, është puna shumë intensive”, u shpreh Marjana.
Sot shënohet dita e 120-të e protestës qytetare kundër qeverisë. Aktivistë dhe qytetarë të shumtë do të dalin sërish në…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do shitet me…
Bashkimi Evropian do të akordojë 710 milionë euro për të ndihmuar njerëzit e prekur nga krizat, fatkeqësitë natyrore dhe konfliktet,…
Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si…
Kosova sonte rikthehet në aksion në Ligën e Kombeve, ku në Vjenë do të përballet me Austrinë në një ndeshje…
Rolando MaranTrajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, debutoi me fitore te Kombëtarja në ndeshje zyrtare, 2 – 0 karshi Bjellorusisë [...]…