Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një vajzë e mitur dyshohet se është përdhunuar nga kushëriri i saj.
Vajza ka 3 javë që ka mbushur 11-vjeçe por siç raporton televizioni 21, ditëlindjen nuk e gëzoi pasi e kaloi duke qarë në gjendje traume.
Traumën, siç thotë e mitura ia ka shkaktuar përdhunimi i vazhdueshëm që i ka bërë djali i xhaxhait, 19 vjeç.
Biseda e të miturës me gazetarin
E mitura: 11 vjet i kam…
TV 21: Kur ka ndodh rasti?
E mitura: Moti… prej klasës së katërt.
TV 21: Prej klasës së katërt ai njeriu të ka përcjell ty a?
E mitura: Prej klasës së katërt…
TV 21: E cila klasë je tash?
E mitura: E pesta… Me zor…
TV 21: E ma herët çka të ka thanë ai djali?
E mitura: Hajde, se ka me i kallxu…. Te shpija vet…
TV 21: T’ka çu te shpija vet?
E mitura: Te shpija vet… Mka çu te shpija vet.
TV 21: Edhe a o kanë dikush te shpija e vet
E mitura: E kanë ditë edhe çikat e hallës time…
E për të kryer aktin makabër, djali e ka kërcënuar vajzën e mitur me mesazhe.
Dhunuesi: Hajde
E mitura: jo
Dhunuesi: Hajde ma shpejt se kam me i kallxu nanës tane…
Për shkak se e mitura ishte shumë e shqetësuar, ndërhyri nëna e vet. Ajo thotë se përdhunimi ka ndodhur për një vit rrjesht, çdo të dytën javë.
Nëna e të miturës: Spo mundet ashtu mu liru. Si njeri i madh kur e tregon. Lirohu çika jem… qe një vit e dhunon…
TV 21: Qysh që një vit e dhunon? E kur ka ndodh të parën herë?
Nëna e të miturës: Në klasën e katërt.
E mitura: Në klasën e katërt…
TV 21: E ju a e keni ditur prej në fillim?
Nëna e të miturës: Jo, jo… Unë kam dyshuar në të (bijen), se u bë e egër. Nuk u merrke në dorë. U mundojsha me të mirë… Jam mundu babës vet, more biri mas këtij fëmiu, se kjo nuk është në rregull. A ta çoj në psikiatër, a ku?…
Rastin, siç thotë e ëma, e ka paraqitur në polici, më 3 shkurt 2020 në ora 11 paradite. Në polici janë endur për tre ditë.
Nëna e të miturës: “E kam marrë nga shkolla edhe e kam dërguar në polici. Në polici, kemi bërë analiza dhe jemi endur 2-3 ditë. Edhe e mshelën…
TV 21: Kanë e kanë mshelur?
Nëna e të miturës: Atë djalin… Masanej në polici s’e di sa ka ndejt, deri në 2. i pyesja unë, por askush nuk më përgjigjej.
Në polici nëna e saj ka vërejtur se diçka po ndodh, sepe kur e kanë marrë në pyetje të bijën, atë e kanë nxjerrë jashtë.
“Unë e hetova se ka diçka po, se mu më nxjerrën jashtë në tjetër dhomë… pa nanën… vajzën e kanë marrë në pyetje pa prezencën time… a është ashtu apo jo, unë nuk e di, se s’kam pasur punë me polici. Ashtu u deshka, ta bëjmë sy me sy… nani mos u tremb, thuaja në sy, se do tа mbyllim në burg sepse e meriton. Unë nuk e kam ditur se nuk guxon fëmijën me e lënë vetë… Dy maqedonase dhe një shqiptar… Nëse nuk e ndërron deklaratën, ta fusim babën në burg”, deklaroi nëna e të miturës.
Për këtë nëna e saj thotë se personi që e ka kryer aktin është ende në liri. Kontaktuam me të dyshuarin. Ai thotë se është i pafajshëm dhe prandaj policia e ka lënë të lirë. Megjithatë, nuk la pa kërcënuar ekipin e TV 21 për faktin se po interesohet për rastin.
19 vjeçari i akuzuar: “Dëgjom çka po të them, me e pas bë unë atë punë nuk shkoja në polici andej- këndej edhe më në fund të dal i pafajshëm. Ju lutem mosni…
TV21: Çka mos?
19 vjeçari i akuzuar: “Mos u mundoni najsen, se unë sërish vi në polici dhe dal i pafajshëm. Edhe pastaj bëhet ma keq”.
Të miturës nga policia i kanë rekomanduar të vizitojë psikiatrin, por është frikësuar të shkojë. Që vajza 11 vjeçare ka qenë e përdhunuar seksualisht, e kanë vërtetuar edhe nga Spitali gjinekologjik. Kjo storje nuk përfundon me kaq. Se çfarë ka ndodhur në stacionin policor, do ta mësoni në storjen e radhës.
Këtë të shtunë, përmes një postimi në "Facebook", kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar dy efektivë policie dhe ka pezullluar nga detyra një tjetër, të cilat kanë të…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq 13…
Pak ditë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron, pati një incident të sikletshëm me bashkëshorten e tij Brigitte, ku u…
Ylli i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është një nga lojtarët më të përfolur, i cili shpesh herë ka “ngritur peshë”…
Policia e Tiranës, ka raportuar arrestimin e një personi të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën…