Mario Manxhukiç u largua nga Juventusi gjatë kësaj merkatoje, duke u bashkuar me klubin e Al Duhail në kampionatin e Katarit. Sulmuesi kroat ka arritur të kthehet menjëherë në protagonist te skuadra e tij dhe ka luajtur dy ndeshje duke gjetur edhe golin e tij të parë. Në fakt, Manxhukiç shënoi që në debutim por ndërhyrja me sistemin “VAR” ia anuloi golin
Megjithatë, goli i parë me fanellën e Al Duhail ka ardhur ditën e djeshme. Ai ka shënuan në Kupën e Kurorës së Princit kundër Al Sailias, duke e kaluar ekipin e tij në finale. Në minutën e 59 të takimit, Maxhukiç ka lënë shenjën e tij në këtë gjysmëfinale, duke shkundur rrjetën për herë të parë.
Një goditje nga distanca, është ndalur në momentin e parë nga portieri i cili nuk ka mundur të bëjë më mirë se sa ta lërë topin në zonë. I pambuluar nga askush, aty është gjendur Manxhukiç që e ka çuar në rrjetë teksa më pas ka shënuar edhe Almoez duke e kaluar ekipin në finale, ku përballet me fituesin e çiftit Al Sad-Al Rajan.
Dashi Iu pret një fundjavë e rëndësishme, ku Marsi dhe Venusi do të jenë mjaft të favorshëm, ndaj bëni mirë…
Dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Tottenham, kanë fituar edhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale, për të kaluar në finale të…
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV po diskutohet për zgjedhjet e 11 majit dhe synimet e opozitës për t’u…
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar Papën Leone XIV, i cili u zgjodh këtë të enjten…
Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa…
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në vendin e quajtur Ura e Tabakëve. Nga të dhënat…