Categories: Uncategorized

Kuzhinieri shqiptar gatuan për mbretëreshën e Anglisë: Kisha shumë emocione

Në programin “Rudina” në Tv Klan këtë pasdite ishte i ftuar shefi i njohur i kuzhinës, Ismet Shehu. Ai ka rrëfyer në studio një eksperiencë që nuk e ka përjetuar asnjë kuzhinier tjetër shqiptar. Shehu ka gatuar për mbretëreshën e Anglisë dhe ka rritur të prekë nga afër emocionin që të jep prania e saj.

“Vërtet kam qenë i ri, por ka qenë një nga emocionet më të mëdha që kam pasur në jetën time, besoj deri tani. Ka qenë shok, kur më thanë që ti je një nga 10 studentët që do shkosh atje, surprizë, ngaqë shqiptarët se presin”.

Kur ishte 15 vjeç, ai nisi të kuptonte se kishte një pasion shumë të madh për gatimin dhe disa vite më vonë, iu dedikua studimit dhe shkoi në ‘University of West London’.

Ai u vlerësua me një çertifikatë dhe pasi arriti të renditej mes studentëve më të mirë të kësaj shkolle, u bë pjesë e një aktiviteti që i dhuroi eksperiencën më të pabesueshme të jetës. Ai gatoi për mbretëreshën Elisabeth të Mbretërisë së Bashkuar dhe pati fatin të merrte përgëzimet e saj për talentin në gatim nga afër.

“Shkolla na çoi ne, edhe unë do shkoja t’i shërbeja dhe më kapi profesori dhe më tha: Çfarë po bën, a je ok? Po i thashë unë. Duhet të ulesh ta përshëndesësh njëherë, si do shkosh ti shërbesh? Se është person i lartë. I thashë nuk e bëj dot, se kisha shumë emocione t’i shërbeja”.

Ushqimi që gatoi ishte peshku, një nga të preferuarit e mbretëreshës.

“Pjata kryesore që ka qenë atë ditë ka qenë një pjesë salmoni, ngaqë ajo kishte kërkuar që salmoni mos ishte as furre, as asgjë, por me uthull. Është shumë recetë e thjeshtë”./tvklan

të fundit

Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë…

8 hours ago

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës.

8 hours ago

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë si me magnet në shtator

Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës. Për shumë njerëz, kjo është një periudhë…

9 hours ago

Meta akuzon SPAK-un dhe gjyqtarin Çela: “Farsë gjyqësore kundër meje, zero prova”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, duke…

9 hours ago

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi…

9 hours ago

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën "Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për…

9 hours ago