Rezultuan negativ në testin për virusin korona edhe dy të dyshuarit e fundit, shtetas të huaj të cilët në vend qëndronin nga 28 shkurti. Njëri është shtetas i Singaporit dhe tjetri nga Australia të cilët në Maqedoni kishin ardhur nga Gjermania.
Shfaqja e simptomаve tek ta kishte filluar para tre ditëve ndërsa autoritetet i kanë njoftuar përmes shërbimeve të hotelit. Ministria konfirmoi që rezultatet janë negative.
Ministria e Shëndetësisë
Ata do të drejtohen në Klinikën për sëmundje infektive për trajtimin e duhur të diagnozës së tyre.
Ministria e Shëndetësisë njofton se përsëri i janë bërë analiza pacientes së vetme në vend të prekur nga virusi Korona. Rezultatet e fundit e nxjerrin atë negative në këto rezultate që nënkupton se niveli i infektimit ka rënë. Negative rezulton edhe vajza e pacientes, i vetmi person që është në kontakt me të.
Megjithatë qytetarët nuk shprehen të frikësuar nga ndonjë përhapje e madhe e virusit.
“Nuk ka tek ne korona. Asgjë nuk është e dyshimtë tani për tani. Nuk mbajmë maska”.
“Çdo ditë informohemi për gjendjen. Për t’u frikësuar nuk frikësohemi, duhet të mbajmë llogari se si të sillemi sipas rekomandimeve dhe nuk duhet as të kemi frikë nga ajo. Gjithë atë që e thotë ministria duhet ta respektojmë dhe e respektojmë. Unë dhe familja ime patëm rast, ku e injoruam një ngjarje për shkak të prezencës së numrit të madh të njerëzve”.
“Ka raste por i fshehin. Njerëzit heshtin, i fshehin rastet. Nuk e di pse, ai është një virus i thjeshtë, vetëm se shpërndahet panik te njerëzit. Unë për vete ndjehem i shëndoshë, virusi sulmon njerëzit me imunitet të dobët, ata të shëndoshit nuk i sulmon”.
Afati për ndalesë të mbledhjeve masive u vazhdua edhe për një javë tjetër. Nga 6 marsi, afati u vazhdua deri më 13 mars. Autoritetet njoftuan se që tani të gjithë personat të cilët do arrijnë në vendin tonë, pos fletushkave informative, përmes sms porosive do të njoftohen se çfarë duhet të bëjnë nëse ju shfaqen simptome. Për shkak nga frika për përhapjen e virusit korona, edhe ndeshja Maqedoni – Kosovë mund të luhet pa publik.
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Gjatë seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbajtur një minutë…
Parlamenti hapi dyert këtë të premte për të pritur deputetët e Legjislaturës së 11-të. Pas seancës së paradites, deputetët iu…
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit,…
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…