Categories: Uncategorized

Koronavirus? Ndalohen për kontroll dy persona të ardhur nga Italia përmes Shqipërisë (VIDEO)

Tre raste të reja të dyshuara me coronavirus në Kosovë. Të tre personat vijnë nga Italia. Atyre u janë bërë analizat ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se nuk ka nevojë për panikë dhe shqetësim meqë janë raste të dyshuara.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha, raporton për ABC News se tre të dyshuar me coronavirus janë paraqitur në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Njëri nga ta është 69 vjeç shites i Kosovës i cili ka qëndruar në Itali, ndërsa dy raste të tjera janë dy persina nga Kosova, të cilët u ndaluan në kufirin Shqipëri-Kosovë në Vërmicë si të dyshuar.

Njëri 25 e tjetri 23 vjeç, të cilët po vinin nga Italia përmes Shqipërisë në Kosovë me makina të ndara por që janë shoqëruar gjatë rrugës. Ata janë izoluar për tu dërguar në mënyrë të sigurtë në Klinikën Infektive në Prishtinë për tiu bërë analizat.

Ekipet mjekësore po qëndrojnë 24 orë në 24 nëpër pika kufitare ku kryesisht po kontrollohen në mënyrë të detajuar personat që vijnë nga Italia dhe vende të tjera të prekura me koronavirus.

“Na kanë pyet se nga vijmë dhe na kanë matur temperaturën”, është shprehur Mithat Maqkaj, një qytetar i ardhur nga Italia. Kemi ardh prej Barit për Durrës. Në Bari pyetën prej nga vijmë. Në Durrës na kontrolluan na matën temperaturën. Tash po presim edhe këtu në rend për të na kontrolluar. Këtu po duhet shumë kohë.

Ndërsa kontrolle po bëhen edhe në pjesën e Shqipërisë. “Jemi me turne, jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ne kontrollojmë të gjithë shtetasit që vijnë nga vendet e prekura me coronavirus.

Kemi hartën e vendeve të prekura me coronavirus”, tha ndihmësepidemiolog në Kukës, Fatjon Zeneli. Derisa në pjesën e Shqipërisë ekipet mjekësore janë vendosur këtu që nga data 20 prill, ekipet mjekësore në pjesën e Kosovës janë vendosur në kufi që nga dita e hënë. /abcnews

të fundit

Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

Biog Basta, do të jetë finalisti i tretë i "Ferma Vip", në finalen e madhe të 20 qershorit. Këtë herë…

33 minutes ago

Paketat turistike, sa “kushton” Shqipëria

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik me interes për t’u reklamuar nga agjencitë e huaja, të cilat kanë përfshirë…

53 minutes ago

Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh, sa persona u punësuan në tremujorin e parë të vitit

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave,…

1 hour ago

Aksident i frikshëm në Lushnje/ Benz-i merr para furgonin me pasagjerë, përfundon në kanal dhe përfshihet nga flakët

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30, një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnje,…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 14 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.3 lekë dhe shitet me 85.6 lekë. Euro, blihet me 97.5…

2 hours ago

Parashikimi i motit 14 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë me mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Ndërsa orët e pasdites dhe…

2 hours ago