Categories: Uncategorized

Kobe Bryant baba i përkushtuar, gazetarja përlotet në emision (VIDEO)

Gazetarja e ESPN wstw pwrlotur nw emision kur ka kujtuar takimin e vetwm qw ka pasur me legjendwn e NBA-sw, Kobe Bryant.

Ajo ka theksuar se Kobe ishte njw baba i pwrkushtuar dhe se ajo i kwrkoi kwshilla se si tw rriste vajzwn e saj.

“Ka shumë gjasa që keni dëgjuar shumë anekdota personale për Kobe Bryant, kështu që dëgjojeni edhe timen. E kam takuar Kobe-n vetëm një herë, gjatë një eventi të ESPN në Nju Jork. E pashë atë dhe thashë me vete: “Oh Zot, ai është Kobe. Duhet ta bëj një fotografi për Instagram”, ka thënë gazetarja e ESPN, Elle Duncan.

“Nuk arrita ta bëj fotografinë deri pas disa minutave sepse, kur po i afrohesha, ai menjëherë e komentoi barkun tim, pasi që isha tetë muaj shtatzënë. “Si je, sa afër lindjes je, çfarë gjinie e ke beben?”, më pyeti ai”.

“I tregova që vajzë dhe i tokëm duart. E pyeta atë për këshilla se si ta rris një vajzë, pasi që ai i kishte tri vajza në atë kohë. Ai më tha vetëm je mirënjohës që të është dhënë kjo dhuratë sepse vajzat janë të mrekullueshme”.

“Vajza e tij Bianka ishte njëvjeçare e gjysmë në atë kohë, kështu që unë e pyeta nëse ai dëshironte fëmijë të tjerë. Ai më tha se gruaja e tij Vanessa dëshironte të provonte sërish për një djalë, por ishte, si shaka, e shqetësuar se do të lindte sërish vajzë”.

“Unë i thashë: “Katër vajza, oh Zot. Si do të ndiheshe, çfarë do të mendoje?”. Pa hezituar aspak, ai më tha: “Do t’i doja edhe pesë vajza po të mundja, unë jam baba i vajzave”.

“Kur vinte fjala te sporti, ai tha se vajza e tij e madhe ishte një volejbolliste e arritur dhe se për të voglën ende s’e dinte çfarë do të ndodhte pasi që ishte ende foshnje. Por, për vajzën e mesme më tha “Vajza e mesme është një bishë. Ajo është më e mirë sesa që isha unë në moshën e saj. Ajo e ka talentin”.

“Natyrisht, ai po fliste për Gigin [nofka e Giannas së ndjerë]. Kur reflektoj për këtë tragjedi dhe për atë gjysmë ore që e kalova me Kobe Bryant para dy vjetëve, i vetmi ngushëllim për mua është se ai vdiq duke e bërë atë që e donte më së shumti: duke qenë baba, baba i vajzave”.

të fundit

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e…

10 minutes ago

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me…

17 minutes ago

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…

26 minutes ago

Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…

42 minutes ago

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…

45 minutes ago

“Ne të dyja”- Më të lumtura e kurrë, Eni Koçi ndan fotot e ëmbla me vajzën e saj! Ja ku shfaqen nënë e bijë

Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale me postimin e fundit ku shfaqet përkrah vajzës së…

52 minutes ago