Categories: Uncategorized

“Kam marrë shumë brryla dhe inate”, Eva Murati flet për rikthimin në televizion (FOTO LAJM)

Moderatorja sportive Eva Murati ka ndarë me publikun shumë të pathëna si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga jeta personale. E ftuar në Abc e Mëngjesit, ajo është shprehur se mezi po pret rikthimin në televizion me nisjen e Champions League.

“Më ka marrë malli, me zor po pres të rikthehem më 7 gusht fillojmë zyrtarisht sezonin e Champions Leagues. Më pëlqen pasi champions është elita e futbollit.

Më pëlqente fillimi fare që njerëzit reagonin si ka mundësi që bëre këtë zgjedhje se ishe të spektakli. Më pëlqenin reagimet pozitive që bëra këtë ndryshim. Këto janë, rregullat janë bërë për tu thyer. Më pëlqen që servir te publiku diçka të re”, tha Eva.

Më tej, ajo theksoi se pagesa në diferencë mes femrave dhe meshkujve është një problem në të gjithë botën.

“Problem universal në të gjithë botën puna e pagesës. Për këtë flasin të gjitha ikonat e botës. Këtu në Shqipëri ndihet më shumë, pavarësisht se e themi që femrat duhet të përpiqen më tepër, sa më shumë, të marrin poste drejtuese”, u shpreh moderatorja.

Eva ka treguar se gjatë karrierës ka marrë shumë brryla, që vazhdon t’i shoh edhe sot. Por që sipas saj ka të bëjë familja ku je rritur.

“Brryla kam parë, i shoh ndoshta edhe sot e kësaj dite kur nuk i pres. Kur je e vogël i sheh më shumë. Varet nga mjedisi familjar ku je rritur. Mendoj që kur rritesh me një mjedis familjar me shumë dashuri , me shumë mbështetje, ty as të shkon ndërmend t’i bësh keq tjetrit, ose ta ulësh tjetrin apo të bësh diçka. Ndërkohë që nëse rritesh pak me inat, me sforco, xhelozi, duke e parë tjetrin, vetvetiu të vjen të bësh keq. Sepse ashtu janë mësuar, nuk e koncepton si diçka të gabuar atë, po si një mënyrë jetese. Kështu që unë vija nga një familje shumë ndryshe të cilët nuk më kanë përkrahu shumë këtë rrugën time në televizion, pavarësish se ka qenë dëshira ime, të cilën e nisa në një moshë shumë të re. Kështu që e kam hasur “, përfundoi bukuroshja.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago