Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka qenë në një lidhje direkte më emisionin “Ditë e Re” në TV Ora.
Gjatë bisedës me Arjonin dhe Arjolën, Isida ka treguar se gjatë ditëve të karantinës Zana Çela i ka pyetur vazhdimisht se si janë, duke patur parasysh se sa të rëndësishme janë ushtrimet për ta dhe i komunikoi se do të zhvillojnë Opera me Pizhama nga shtëpia.
None found
“Publiku tani nuk ka nevojë të vijë në teatër, por mund të na ndjekin nga shtëpia”, shprehet balerina.
Isida ka treguar si e ka kaluar kohën në karantinë përveç angazhimit me “Operan me Pizhama”.
I pyetur nga Arjoni se a i ka bërë punët e shtëpisë këtë kohë, ajo shprehet se i ka bërë sa herë, madje ka larë edhe shkallët e pallatit.
Arjon Muça: Isida i ke bërë punët e shtëpisë?
Isida Mollaymeri: Po edhe punët e shtëpisë i kam bërë, madje edhe shkallët e pallatit i kam larë.
Arjon Muça: Në përshtypjen time, Isida është ajo balerina seksi dhe nuk e imagjinoj dot me pizhama duke pastruar shkallët e pallatit.
Isida Mollaymeri: Në fakt kam larë edhe shkallët në mes të rrugës. Unë jam një person që nuk e çaj kokën shumë se çfarë thonë të tjerët. Mora kovën nga shtëpia dhe lava makinën në rrugë sepse jam nga ata persona që nuk e lë dot makinën pa larë.
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…
Liverpooli është kualifikuar në raundin tjetër të EFL Cup, duke eliminuar Chelsean pas penalltive.Përballja mes dy gjigantëve anglezë ishte tepër…
Xheneta Fetahu ka “shpërthyer” në rrjetet sociale ndaj një postimi që Brikena, e cila ishte shfaqur e veshur me një…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Ish-anëtarja e Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Ajrina Gashi-Hamdiu, ka deklaruar se bordi kishte marrë vendim për ngritjen e kallëzimit…