Juventus nuk njeh rival as në Kupë. Bardhezinjtë kaluan në raundin çerekfinal të kompeticionit, pas fitores me “poker” 4-0 ndaj Udinese. Ishte një mbrëmje totalisht amerikano-latine te torinezët, me Dybala dy herë, Higuain dhe Costa që shënuan golat e fitores.
Fillimisht, Dybala shërbeu për Higuain për të zhbllokuar takimin, përpara se të dërgonte në rrjetë 11 metërshin e fituar në minutën e 26-të të takimit.
Me rikthimin në fushë, Higuain i riktheu reston, teksa shërbeu për golin e tretë. Katër minuta më vonë, braziliani Costa “kopjoi” Dybalën e pjesës së parë dhe nga penallti kompletoi pokerin.
Në raundin tjetër, Juventus pret fituesin e çiftit, Roma-Parma. Ndërkohë janë përcaktuar edhe 3 çerekfinalistet e tjera, me Interin që do të mas forcat me Fiorentinën, Lazio sfidon Napolin dhe Milan pret Torinon.
Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të La Ligës për sezonin 2024/25, pas një fitoreje 2-0 në derbin katalanas kundër…
Dashi Dashuria: Shikoni realitetin e fakteve dhe nëse nuk jeni mirë, ndryshoni drejtim. Dashuritë vijnë dhe shkojnë, insistimi do të…
Më 11 maj, disa deputetë me një karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk arritën të siguronin…
Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë…
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ishte ndonjë…
Kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Komuniteti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërme, 16 maj, disa…