Categories: Uncategorized

Justin dhe Hailey hapin zemrën me fansat, flasin për ndarjen e hidhur të 2016-ës (VIDEO)

Tani që të gjithë e dimë që Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë çift lumturisht të martuar, mund të flasim pak për ndarjet e tyre në të shkuarën. Gjatë ditëve të karantinës, dyshja ka ndarë me ndjekësit, gjithë ç’ndodhi në 2016-ën, kur gjërat mes tyre nuk “përfunduan dhe aq mirë”.

Teksa lundronin në një varkë, të sapomartuarit treguan se si lanë pas gjithçka në të shkuarën dhe u rikthyen për një fund të lumtur.

Justin, i vetëdijshëm për dhimbjen që i kishte shkaktuar Hailey-it gjatë asaj kohe, dëgjohet t’i thotë: “Si arrite të besosh sërish tek unë? Ku e gjete atë forcë?”

“Një gjë ka qenë me rëndësi për mua që nga koha që ne të dy u ndamë jo dhe aq mirë. Unë isha vetëm me veten time! Nuk doja të gjeja ngushëllim e ta hidhja veten në krahët e dikujt tjetër. Merresha me gjëra të tjera për t’u shpërqëndruar apo për të harruar. Flisja me njerëz, dilja me ta, por kurrë nuk kërkova për ditë që të zinte vendin tënd. Nuk doja ta mbushja atë boshëllik ashtu. E lashë veten të ndjeja çfarë po ndjeja. E di që është dëshpërim kur ndjen se ke humbur diçka që ti e dojë, e doje shumë…”

Sado e egër të tingëllojë, Hailey mendon se ndarja ishte gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte sepse pas rikthimit ishte 100% e sigurtë që donte të ishte me të. Kur e takoi pak kohë më vonë, Baldëin u shokua sa shumë ishte pjekur dhe rritur burri i saj i ardhshëm.

“Të dy ne kishim nevojë për falje. Të dy bëmë gabime.”- shtoi Justin dhe sigurisht që Hailey ra dakord me të.

Nëse kjo tolerancë, falje dhe mirëkuptim s’është dashuri, atëherë çfarë?!

të fundit

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

17 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

45 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago