Që Ermal Mamaqi ka lexuar libra këtë nuk duam ta dyshojmë në asnjë çast, por që videoja e tij e pak ditëve më parë bënte “thirrje” apo ironi për librin duke ftuar ndjekësit e tij, të mos lexojnë romane, pasi ata janë ushqim shpirtëror vetëm për pensionistët sigurisht që nuk u mirëprit.
Kaq u desh që lumi i mesazheve të vërshonte kundër shoë-man-it Mamaqi.
Por, dje në Ditën Ndërkombëtare të Librit Kastro Zizo ka publikuar një video të tre viteve të shkuara, që tregojnë Ermalin tjetër. Atë që jep mesazhe që të lexojnë librin.
Me një fabul interesante spoti 1 munutësh me protagonist Zizon dhe Mamaqin fton lexuesit drejt leximit të librit.
Pas tre vitesh marrëdhënia e Ermalit me librin mund të jetë përmirësuar apo edhe përkëqësuar, mund të jetë në çdoditshëmrinë e tij, ose mund të ketë dalë fare nga axhenda prej biznesmeni… Apo ndoshta në këto ditë karantinimi mund të ketë njohur një rilulëzim, siç edhe ka ndodhur për shumë njerëz, që e kishin lënë mënjanë librin, por ajo që ne dimë tashmë se ka ndryshuar tek Ermali është mesazhi që ai jep për librin.
Dhe sigurisht është shumë larg, nga ai që Kastro Zizo tentoji të na sillte në këtë ditë të Librit.
Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryetari i PD, Sali Berisha, vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me…
Indeksi i çmimeve të konsumit, një tregues që mat ndryshimet në çmimet e produkteve dhe shërbimeve që përdor një familje…
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka paralajmëruar, ditën e enjte, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11…
Astrologia e njohur, Meri Shehu, e ftuar sot në emisionin “Wake Up”, ka komentuar datën 12 shtator që do të…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, prezantoi Paketën për Mbrojtjen e Territorit, që pritet të miratohet në parlament sapo të…
Romanca mes Zoë Kravitz dhe Harry Styles po bëhet gjithnjë e më serioze, dhe këtë e dëshmoi edhe një dalje…