Categories: Uncategorized

INTERVISTA/ Ali Ahmeti tregon prapaskenat për ndarjen e Maqedonisë: Jam zot këtu, jo qiraxhi

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon në një intervistë ekskluzive për ABC News se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me ndonjë forcë tjetër politike shqiptare apo maqedonase, por do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Duke komentuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti thotë se i ishte ofruar ndarja e Maqedonisë së Veriut në vija etnike, por ai e ka refuzuar.

Të lidhura

None found

“Unë kam patur ofertë për të ndarë Maqedoninë nga drejtues të lartë të këtij shteti më herët. Çdo ndarje e këtij vendi do të ishte e dëmshme, shumë më e dëmshme për shqiptarët, por edhe për maqedonasit. Sepse nuk mund të ndahen gjërat si me thikë.

Do mbeteshin minoritete andej dhe këndej. Do kishte dëbime. Do hapeshin plagë të reja. Ne nuk e pranuam ndarjen e Maqedonisë edhe pse na u rpezantua nga autoritetet e këtij shteti. Unë ua kam thënë edhe politikanëve maqedonas, se ky është edhe shteti im, sa është edhe i juaji. Dua ta ndërtojmë këtë shtet dhe të mos jem qiraxhi në shtëpinë time, por zot në shtëpinë time. Dua të kem gjuhën dhe simbolet e mia. Në këto i kemi arritur këto.

Kemi universitet, kemi simbolin, kemi gjuhën tonë në Parlament dhe institucione.

Nga 75 oficera dhe nënoficera që kanë qenë deri në 2001 tani janë janë mbi 2 000 në ushtrinë e Republikës së Maqedonisë.

Nga 175 polica deri në 2001 tani janë 2 500 punonjës policie. Ende ka punë për të bërë, nuk ka përfunduar. Populli thotë që të mirat nuk kanë fund, ashtu siç nuk kanë fund të këqijat.

Kemi hyrë në këtë rrugë pa paragjykime. Këtë ua kam thënë edhe politikanëve maqedonas që edhe ata do të jenë më të fortë se ne. Kështu mund ta ndërtojmë më të fortë Maqedoninë. Por, jo ata si padron dhe unë si qiraxhi”, u shpreh ai para gazetares së Abc News, Linda Karadaku.

Ahmeti thekson gjithashtu se do të ishte mirë që në bllokun e partive shqiptare të kishte pozitë dhe opozitë.

“Mendoj se është ende herët për të bërë koalicione parazgjedhore. Nuk do të ishte e dobishme as për BDI dhe as për shqiptarët. Sepse ende ka gjëra që duhet të qartësohen sa i përket çështjeve të ndjeshme, siç është përfgaqëesimi I drejt apo ajo e gjuhës.

Sa i takon raportit me partitë shqiptare, edhe kjo do të ishte e dëmshme nëse hyjmë me ndonjë prej tyre. Këtu shqiptarët nuk kanë krijuar ende opozitë të mirëfilltë”, u shpreh kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. /abcnews.al

të fundit

Chief prosecutor appoints prosecutors to oversee prosecution offices across the country

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…

3 minutes ago

PDK criticizes recent appointments, Musliu-Shoshi tells Konjufca: “Stop with the nephews and nieces

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

3 minutes ago

Ignazio Cassis in Pristina tomorrow, with trade, KFOR and new Swiss embassy on the agenda

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

3 minutes ago

The state failed to protect her: The femicide that shook Kosovo

Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje. Por policia mendonte se ajo po e ekzagjeronte. Më 25…

4 minutes ago

Cyberattacks on refrigeration systems alarm Europe: how temperatures can be changed remotely and what measures should be taken

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

4 minutes ago

Abdul El-Sayed mposht Mike Rogers në Michigan; pritet të jetë senatori i parë mysliman në SHBA dhe ironizon J.D. Vance për betimin në janar

Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan…

4 minutes ago