Categories: Uncategorized

Ilir Beqja bën deklaratën e fortë: Koronavirusi ikën vetëm pas një viti! (VIDEO)

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja thotë se është ende herët për të përcaktuar nëse Shqipëria e ka kaluar apo jo pikun e COVID-19 ndërsa paralajmëron se pandemia mund të largohet pas një viti.

“A e kemi kaluar pikun apo jo, ndoshta është shpejt për ta thënë. Çdo ditë kemi pasur më shumë të shëruar se sa raste të reja. Deri tani sistemi shëndetësor e ka përballuar sfidën”, deklaroi ai për Euronews Albania.

Të lidhura

None found

Ilir Beqaj, shumë vite deputet, është dhe hartuesi kryesor i programit elektoral të PS, si dhe drejtues i programeve qeveritare të punës. Ai konsiderohet dhe si krah i djathtë i kryeministrit Edi Rama.

“Fundi do të vijë pas një viti. Që epidemia të kalojë në kushtet kur nuk ka vaksinë, kur sistemi ynë imun është në përpjekjet për t’u adoptuar, duhet kohë. Ky është një virus i ri, vetëm në vjeshtë ka kaluar nga kafshët tek njerëzit. Duke ngadalësuar përhapjen e virusit, rrisim dhe imunitetin”, deklaroi ish-ministri.

Z. Beqja thotë se, duhet të vazhdojnë programet e kufizimit të lëvizshmërisë dhe të shtrihet kujdesi për personat pozitivë në mënyrë që t’i gjurmojmë dhe identifikojmë shpejt.

Sipas ish-ministrit fakti se nuk kemi pasur shumë të infektuar lidhet me masat e marra sa më shpejt.

Për të mbështetur këtë ai sjell si shembull krahasim mes Suedisë dhe Norvegjisë. E para nuk mori masa, ndërsa e dyta po. Sot, Suedia ka 10 herë më shumë raste të reja nga Norvegjia.

Ai nënvizon se, përveç Tiranës ku janë gjysmat e rasteve, kemi pasur rritje të ndejshme në Shkodër për shkak të mos respektimit të rregullave.

Tregues që Shqipëria deri tani e ka përballuar mirë epideminë është fakti nuk kemi ende asnjë rast fataliteti tek mjekët si dhe qendrat shëndetësore nuk janë kthyer në përhapje të virusit.

Si problem, z. Beqja shikon mungesën e burimeve njerëzore sa i takon numri të mjekëve që asistojnë në terapi reaminatore.

“Ajo që e shoh delikate është kufizimi që kemi në burimet njerëzor, mos harrojmë se janë njerëz që po punojnë në stres. Duhet të shtojmë forcat në trupën mjekësore”, deklaroi deputeti i PS.

Z. Beqja ha më tej se, sa i takon numrit të të vdekurve, Shqipëria hyn tek numri më i ulët i fataliteteve për 1 milion banorë. /Euronews

të fundit

Organizata e Veteranëve të UÇK-së zhvillon takim me përfaqësues të Ambasadës amerikane

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara…

5 minutes ago

Qarri paralajmëron përçarje të LDK-së pas rikonfirmimit të Abdixhikut

Të enjten u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, mori…

6 minutes ago

Carlos Espi thyen heshtjen pas transferimit të papritur te Real Madridi

Carlos Espi ka folur pas transferimit të tij te Real Madridi, duke premtuar se do të japë gjithçka për klubin…

6 minutes ago

Koçeku i përgjigjet Braçes për pronësinë e agroturizmit: Tre breza, zero dokumente – nga Ramiz Alia e Shaban Tapia te Erion Llafia, shteti ka munguar në vullnet

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili më herët ngriti pikëpyetje…

7 minutes ago

Përfundon bashkëpunimi mes Zekirija Ramadanit dhe Dritës

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më në krye të Dritës, me trajnerin shkupjan që ka konfirmuar ndarjen e rrugëve…

24 minutes ago

Hidden Plans Revealed in Messages: 35-Year-Old Woman’s Betrayal of Her Ex-Husband and Sentence Over Acid Killing

Një 35-vjeçare nga Britania e Madhe është dënuar me nëntë vite burg, pasi u shpall fajtore për vrasje për rolin…

27 minutes ago