Dua Lipa ka njoftuar se albumi i saj i dytë, i shumëprituri Future Nostalgia do të publikohet të premten, më 27 mars e jo më 3 prill, siç ishte planifikuar.
Këngëtarja Dua Lipa, në një lidhje direkte me fansat në Instagram, ka reaguar pasi albumi i saj po postohet ilegalisht në internet.
Ajo në lot ka lajmëruar se është detyruar që albumin “Future Nostalgia” ta publikojë një javë më herët, për të parandaluar shpërndarjen e mëtutjeshme të albumit pa pasur asnjë përfitim.
Dua ka punuar shumë në këtë album, i cili është i dyti në karrierën e saj dhe ka sjellë një periudhë tjetër që po del të jetë shumë e suksesshme dhe albumi është parashikuar të ketë sukses edhe më të madh sesa ai i pari.
Mirëpo, për shkak të koronavirusit dhe izolimit, Dua nuk do të jetë në gjendje ta promovojë sa duhet albumin dhe kjo do t’i kushtojë mjaft shumë.
Ajo madje e ka shqyrtuar mundësinë për ta shtyrë publikimin pasi të qetësohej situata me pandeminë, mirëpo kjo tani është e pamundur.
Dua i ka thënë fansave se ajo është detyruar ta publikojë atë më 27 mars, e jo 3 prill siç është planifikuar.
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…
Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…