Janë zbardhur pamjet nga arrestimi i vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për grabitjen e bujshme të blindave me para në aeroportin “Nënë Tereza”.
Arrestimi i tyre u bë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në sajë të megaoperacionit të koduar “Të fundit” ku vëllezërit Çala, akuzohen për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë, në rrugën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.
Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 automjete tip Audi A 4-6-8, dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro.
Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie dhe konspiracioni, duke u finalizuar në Qerret të Kavajës, me vënien në pranga të dy vëllezërve, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, konkretisht:
Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, në aeroportin e Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. /albeu.com/
Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën…
Rrëqeth me rrëfimin e saj vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga…
Kryeministri rumun Ilie Bolojan ka deklaruar se sigurimi i bazave ushtarake për aeroplanët luftarakë F-35 për aleatët e NATO-s mund…
Artistja me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar të premten 30-vjetorin e lindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto…
Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që…