Categories: Uncategorized

Flasin prindërit e të rinjve të zhdukur në Malësi të Madhe: Janë dëgjuar krisma (VIDEO)

Ditën e sotme policia e Shkodrës konifrmoi zhdukjen e tre të rinjve në Malësi të Madhe, teksa kanë folur për mediat prindërit e një prej të zhdukurve Klement Pepaj.

Babai i Klementit, thotë se djali ka dalë të pij kafe me Vilsonin dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Ai tregon se në fshat janë dëgjuar krisma armësh në një zonë pyjore afër fshatit.

Të lidhura

None found

Ndue Pepaj thotë se:

“Klement Pepaj ka humbur vetë i tretë. Janë dëgjuar krisma me armë në drejtim të Razmës, në një zonë pyjore. Ne nuk dimë asgjë dhe nuk kemi asnjë lajm për ta. Policia ka bashkëpunuar me ne, i ka kërkuar por pa rezultat. Klementi është djali im, tjetri djali i dajës Vilson Cutaj, dhe djali i xhaxhait”.

I pyetur se për çfarë kanë shkuar atje djemtë Pepaj tha:

“Sipas të tjerëve, se unë nuk kam qenë në shtëpi. Djalin e kam lënë në shtëpi me gruan, ai ka thënë se do shkonte të pinte kafe me Vilsonin, kur jam kthyer në shtëpi nuk e kam gjetur. Djali nuk më ka njoftuar asnjëherë se ka pasur probleme”.

Nëna e Klementit thotë se djali i saj ka dale si çdo ditë të pi kafe pranë shtëpisë, që prej asaj kohe ajo nuk di asgjë për të.

“Po kam qenë në shtëpi, ai ka patur të veshur një bluzë me krahë të shkurtra dhe u nis për në qendër. I thashë- Kel, ku po shkon?, më tha po dal me pi një kafe dhe nuk u kthye më. Nuk dimë asgjë tjetër. Policia ka ardhur në tre të natës, dhe na ka pyetur për Kelin. Në polici zhdukjen e tij e ka denoncuar vëllai Olsi Cutaj, vëllai i Vilson Cutaj pasi ai nuk ka hapur telefonin, shkruan abcneës.

Të tre djemtë janë të afërm me njëri –tjetrin, kanë marrë drejtim përgjatë malit dhe nuk dihet asgjë për të. Elementi ka ardhur përpara një viti, e kanë ekstraduar nga Zvicra, ka qenë në Francë në fillim. Sivjet ka punuar në një kioskë të vogël në Razmë, ai është punëtor. Kam frikë mos ma ka implikuar ndokush në ndonjë problem. Sipas versionit që i kanë dhënë disa bashkëfshatar kjo punë ka pas probleme droge. Sipas policisë Danieli është parë me armë ndërsa për Klementin dhe tjetrin nuk dihet asgjë. I lutemi shtetit që të na gjej djalin. I kërkoj ministrit të brendshëm të bëjë ç’të mundet për të gjetur djalin tim qoftë edhe kufomën e tij nëse është i vdekur”.

të fundit

Como triumfon me nëntë gola në transfertën ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve

Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës…

9 minutes ago

Arsenali fiton 2-1 në transfertë ndaj Slavia Pragës

Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi…

9 minutes ago

Komandanti i Emergjencave Civile del në terren, shton shpresat për fatin e 69-vjeçarit: Ka gjasa të gjendet i gjallë

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

10 minutes ago

Goxhaj accuses opposition of dividing protesters: No concrete plans yet for Saturday’s national rally

Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…

13 minutes ago

Albanians built Greece, but are now denied pensions”: Will the government change the existing rules?

Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…

13 minutes ago

Elbasan, search resumes after apartment building explosion: 16 responders deployed, little chance 69-year-old is alive

Rinis pas ndërprerjes së përkohshme operacioni i kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen “Beqir…

14 minutes ago