Categories: Uncategorized

Festa nuk ndalet te Atletico, lojtarët festojnë edhe gjatë stërvitjes (VIDEO)

Lumturia e mbrëmshme shkaku i fitores kundër Liverpoolit nuk është larguar ende nga zemrat e mendjet e lojtarëve të Atletico Madridit, të cilët i vazhduan festimet edhe sot në stërvitje, përkundër që ende se kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madridi siguroi fitore me epërsi minimale 1:0 në ndeshjen e së martës kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolitano, në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Golin e fitores e shënoi Saul Niguez nga afërsia e portës qysh në fillim të ndeshjes. Taktikat e Diego Simeones bënë që Liverpooli të mos e kishte as edhe një goditje brenda kuadratit të portës kundërshtare gjatë tërë ndeshjes, duke ia siguruar kështu fitoren në ndeshjen e parë madrilenëve.

Megjithatë, edhe 90 minuta lojë të tjera janë në rrugën e Atletico Madridit drejt kualifikimit në çerekfinale, pasi që në mars do të zhvillohet ndeshja kthyese në Anfield ku Liverpooli mund t’ia përmbysë rezultatin madrilenëve.

Por, rreziku i eliminimit nga kjo përballje shkaku i ndeshjes kthyese nuk i ka ndalur lojtarët e Atletico Madridit, të cilët stërvitjet e sotme i shoqëruan me festë, siç shihet në videon e mëposhtme.

Atletico Madridi e ka një përvojë të hidhur nga sezoni i kaluar i Ligës së Kampionëve, pasi që Juventusi, falë het-trikut të Cristiano Ronaldos, e kishte eliminuar skuadrën e Simeones, e cila e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 2:0.

Në anën tjetër, lojtarët e Liverpoolit e dinë se përmbysja e këtij rezultati 1:0 në favor të Atleticos nuk është e pamundur, pasi që ata sezonin e kaluar u kthyen nga disfata 3:0 në Camp Nou kundër Barcelonës dhe morën fitore 4:0 në Anfield.

të fundit

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes, periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

5 minutes ago

Mandatimi i qeverisë, Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

26 minutes ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

47 minutes ago

Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…

1 hour ago

Kuvendi nis me tensione, Sali Berisha shkon në foltore, rrethohet nga Garda (VIDEO)

Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…

2 hours ago

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…

2 hours ago