Trendet e bukurisë janë të diskutueshme. Një trend zëvendëson tjetrin brenda një periudhe të shkurtër kohe. Megjithatë, trendet korene – toka e njerëzve me lëkurë të përsosur – meritojnë vëmendje, gjithmonë.
“Jamsu” u përfol masivisht në vitin 2016 si sekreti korean në mënyrë që grimi të zgjasë gjithë ditën, megjithatë së fundmi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Jamsu do të thotë “të zhytesh” dhe teknika ka një lidhje me emrin.
Jamsu hap pas hapi funksionon kështu:
Faza e parë:
1 – Vendosni fondatinën
2 – Përhapeni në lëkurë
3 – Aplikoni korrektorin
4 – Më pas vendosni pudrën fiksuese të grimit ose pudër bebesh.
Pasi të keni përfunduar me grimin, vazhdoni me fazën e radhës.
Faza e dytë:
1 – Mbushni një enë me ujë të ftotë
2 – Zhysni fytyrën për 30 sekonda
3 – Më pas, fshijeni fytyrën shumë lehtë me peshqir ose pecetë
4 – Vazhdoni me pjesën tjetër të makeup-it
Pse thuhet se funksionon? Sepse uji i ftohtë tkurr poret dhe krijon një efekt mat në lëkurë, i cili theksohet më shumë nga vendosja e pudrës, e cila për shkak të ujit fiksohet në lëkurë. Kështu, grimi qëndron në mënyrë të përsosur gjatë gjithë ditës.
A funksionon vërtet? Po, disi.
A duhet provuar? Nëse keni lëkurë shumë të yndyrshme, pse jo. Nëse nuk e pëlqeni efektin matte në lëkurë (pa shkëlqim), nuk besojmë se jamsu është për ju.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…