Rreth 400 persona morën pjesë në një ndeshje futbolli të paautorizuar dje në Strasburg, megjithë ndalimin për grumbullime të më shumë se dhjetë personave.
Diku tjetër në Francë, policia kapi një grua që nuk pranoi të vishte maskë dhe kafshoi njër prej tyre në një treg në Aubenas.
Ndërsa mbretëronte kaosi, gruaja u tërhoq zvarrë nga katër oficerë dhe përfundimisht u detyrua të hipte në një makinë policie – duke u përballur me akuzat e dhunës kundër policisë.
Ndërkohë, shtetet gjermane të Thuringia dhe Saksonia kanë njoftuar planet për të hapur ‘thelbësisht gjithçka’ me vetëm ‘disa përjashtime’ dhe për të zëvendësuar masat e bllokimit me ‘rekomandime’.
Planet kanë ngjallur zemërim në koalicionin qeverisës të Merkel, i cili dëshiron të zgjasë masat e distancimit shoqëror dhe të mbajë të ndaluar tubimet e mëdha deri të paktën më 5 korrik.
Në Spanjë, parqet po rihapen në Madrid dhe njerëzit mund të takohen në grupe deri në 10 persona pasi vendi vazhdon të lehtësojë bllokimin e tij, megjithëse disa bare dhe restorante po zgjedhin të qëndrojnë të mbyllura.
Me ardhjen e verës, plazhet përgjatë vijës bregdetare të Spanjës, si dhe disa zona në jug, përfshirë Ishujt Kanarie dhe Balearikët, tani janë hapura./albeu.com
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…