Borussia Dortmund e ka mposhtur Kolnin me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen hapëse të javës së 19.
Vendasit dominuan sfidën nga fillimi deri në fund, teksa arritën që të shënonin që në minutën e parë me Raphael Guerreiron.
Marco Reus dhe Jadon Sancho shënuan dy golat e tjerë, para se të vinte goli i vetëm i Koln me Mark Uth (3-1).
Pas kësaj ishte momenti i Erling Braut Haaland që u fut në lojë në minutën e 65-të.
Fillimisht ai gjeti rrjetën në minutën e 77-të kur shënoi nga një top i kthyer nga mbrojtja.
Më pas goli i dytë i tij personal ishte shumë i bukur pasi e kaloi edhe portierin për të shënuar për 5-1.
Me këto dy gola ai ka shkuar në kuotën e pesë golave me Borussia Dortmundin në vetëm dy ndeshje. Për Koln 10 minuta luajti edhe Elvis Rexhbecaj.
Helikopteri i presidentit rus Vladimir Putin ka qenë në qendër të një sulmi në shkallë të gjerë nga dronë ukrainas…
90 deputetë të pranishëm kanë qenë në sallë në vazhdimin e seancës së sotme. Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni…
Para disa ditësh, në rrjet qarkulloi një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të Bashkisë ka denoncuar në komisariat se…
Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me…
Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë tashme si Fifi, vazhdon të befasojë fansat e saj me postimet e saj…
Pesë skiatorë janë gjetur të vdekur pranë malit Rimpfischhorn të Zvicrës. Shërbimet e urgjencës ngritën alarmin një ditë më parë…