Categories: Uncategorized

Del video e re e deputetit të Kuvendit: Do tallni b**** me djersën time? (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka publikuar pamjet e përplasjes së deputetit të Kuvendit me IMT në Sarandë, pasi qytetari Ardit Cikuli, komshi me deputetin e Ballit Kombëtar, Artur Roshi, denoncon se ky i fundit po tenton të përvetësojë një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.

Toka ndodhet para hotelit të Cikulit dhe duhet bërë rrugë, pasi rruga për në shtëpinë e tij mungon dhe ai këtë të drejtë e ka fituar në gjykatë.

Të lidhura

None found

Ardit Cikuli: Unë nuk po përpiqem që të mbroj thjeshtë rrugën time, unë po përpiqem të mbroj një sipërfaqe publike që i përket komunitetit. Edhe unë jam pjesë e një komuniteti, i cili ka paraqitur me peticion pranë Bashkisë Sarandë kërkesën për krijimin e një lulishteje, jo që ta zaptoj unë, por krijimin e një lulishteje që nuk ekziston në lagjen tonë. Dhe kemi paraqitur edhe disponibilitetin tonë që nëse bashkia nuk ka fonde, ta bëjmë me fondet tona. Përgjigjja e bashkisë ishte zero, zero.

Deputeti Roshi ka tentuar 5 herë të zaptojë këtë tokë e të ndërtojë aty.

Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” sjell debatin e deputetit me specialistët e IMT-së dhe anëtari i parlamentit shprehet, se nuk do t’ia dijë e toka në fjalë do të bëhet e tija.

Për gjithë këtë situatë flagrante, policia e Sarandës, edhe pse konstaton paligjshmërinë e një ndërtimi pa leje, nuk mban proces-verbal konstatimi.

Avokati-Ju po bëni punimet këtu.

Deputeti Artur Roshi- Një minutë more, një sekondë tashi! Unë të dëgjoj.

IMT- Je pa leje.

Deputeti Artur Roshi- Lëre pa leje ti, se…

IMT- Pa leje je zotëri.

Deputeti Artur Roshi- Po mirë mo ti, thuaj ti pa leje. Më lër tani të mbaroj këtë muhabet!

IMT- O zoti Roshi!…

Avokati- Fol, se të dëgjoj, fol!

Deputeti Artur Roshi- Tashi ti thua, se kjo është tokë-shteti?

Avokati- Po!

Deputeti Artur Roshi- Jam dakord! Është përgjegjëse Ministria e Financave. Ti je avokat i Ministrisë së Financave, apo je avokat i këtij zotërisë? Po je i këtij zotërisë, brenda pronës së tij, vazhdo avokatinë siç je!

Avokati- Pse kjo është prona jote?

Deputeti Artur Roshi- Jam unë zot i…. zot i kësaj.

IMT- O zotëri! Do më falësh të lutem? S’kemi ardhur këtu të dëgjojmë të dyja palët. Përfundimisht zotëria do të pezullohet.

Deputeti Artur Roshi- Jo jo, jo jo.

IMT- Në krye je në fakt, atje apo këtu. Ta marrim dhe për të mirëqenë edhe atë. Ta marrim dhe atë, ta marrim të mirëqenë.

Deputeti Artur Roshi- Je në ambiente të ndryshme.

IMT- Jo mo, jo.

Deputeti Artur Roshi- Jo mo jo, ti.

IMT- Është tokë-shteti.

Deputeti Artur Roshi- Jo mo jo ti, jo mo jo ti.

IMT- Është tokë shteti.

Deputeti Artur Roshi- Po edhe pastaj?

IMT- Është bashkia Sarandë.

Deputeti Artur Roshi- Jam unë pronari.

IMT- S’je as ti, as unë, as ai.

Deputeti Artur Roshi-J am unë ore, jam unë.

IMT- Asnjë nga ne.

Deputeti Artur Roshi- Ti s’je, por jam unë, po. Ti jo, as ai jo, unë po.

IMT- Ti je për atë, që ke në çertifikatë.

IMT-ja në bazë të ankesave që iu bënë nga zoti Cikuli e prishi këtë rrethim, por deputeti ka tentuar përsëri të përvetësojë këtë tokë. Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, kemi baza materiale, inerte, kangjella rrethimi…

Avokati- Hapu andej, Ardit!

Ardit Cikuli- Filmojeni, filmojeni! Deputeti i Parlamentit Shqiptar…

Deputeti Artur Roshi- Ikni mor legena, ik more! Në komunizëm jemi…,thua dhe deputeti.

Deputeti Artur Roshi- Kam qenë i 99-ës. Ça kujtoni ju mor legena? Do tallni b**** me djersën time? Jeni të njëri-tjetrit. Jeni të njëri-tjetrit këtu edhe lozni ping-pong.

Nga ana tjetër, bashkia e Sarandës përmes Këshillit Bashkiak po mundohet të favorizojnë deputetin, duke i dhënë një leje sikur do ndërtojë rrugën dhe me pas ta përvetësojë tokën-shtet.

Ardit Cikuli për “Stop”: Kam kërkuar që të diskutohet edhe në Këshillin Bashkiak. Ndjej që po e sabotojnë, në mënyrë jozyrtare mësoj se po përpiqen thjeshtë ta sabotojnë sepse duan të suportojnë deputetin. Unë nuk e kuptoj, ky është paralogjizmi i Shqipërisë tonë. Nuk mendoj se kjo Shqipëri u përket vetëm atyre. Dhe unë do të luftoj me mish dhe me shpirt që ajo tokë t’i kthehet komunitetit dhe jo deputetit.

Dëgjoni se çfarë versioni nxjerr Bashkia e Sarandës në lidhje me problematikën e Ballit Kombëtar.

Ardit Cikuli – Unë do i them. Respekto punimin e saktë! Mbro shoqërinë! Mos tentoni, që t’i dilni tok’ deputetit, sepse unë po të dua, mbledh të gjithë grupet e qytetit. Në rregull? Kjo është diferenca midis meje dhe të gjithë juve. Kjo është diferenca dhe është diferencë madhore në fakt.

Kryetari i Këshillit Bashkiak Sarandë- Më dëgjo një sekondë!

Ardit Cikuli – Është diferencë madhore.

Kryetari i Këshillit Bashkiak Sarandë- Ne për punë rrimë, asnjëherë për çështje private. Ti ke çështje private me atë, ik e zgjidhi me gjykata me prokuroria! Nuk më intereson dhe vëllai im të ishte. Për sa i përket pjesës, që ti ke bërë një kërkesë, ajo do të trajtohet fill e për pe në mbledhje dhe unë jam një nga këshilltarët. Unë vërtetë jam kryetari I këshillit, por unë drejtoj vetëm mbledhje dhe nuk kam të drejtë vendimmarrjeje.

Ardit Cikuli- M’u dorëhiq, mos ta plotësosh peticionin! Nuk është intrigë, kjo është realitet dhe në qoftë se ti e pohon këtë gjë, unë proçedoj vlerën e këshillit. Në qoftë se ti nuk e bën rend dite atë, do të thotë, që ti je i kompromentuar. Ik! /tvklan.al

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago