Po bën xhiron e rrjetit deklarata e reperit Gold AG për Tunën në ‘Shiko kush luan’ këtë të shtunë.
Ai e quajti atë si “degjenerim të femrës shqiptare”, pasi ka kënduar në serbisht dhe po ashtu ka bërë këngë për zogun, sikundër u shpreh ai.
“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”, ishte përgjigjia e reperit të njohur.
Mirëpo, duket se ai është penduar për këto fjalë, ose ashtu na la të kuptojmë me reagimin e tij të fundit në rrjetet sociale.
Reperi ka shpërndarë një video shkëputur nga emisioni,teksa shprehet se nuk e ka fyer dhe nuk do e fyejë pasi është një nënë, teksa shton se thjesht nuk e ka pëlqyer muzikën e saj.
“Vëllëzër e motra, i pashë disa komente që përse e ke fyer Tunën në intervistë te Luana Vjollca. Në asnjë gjysmë fjale se kam fy e as nuk do ta fyej asnjëherë më tani se ajo është një nënë. Kur më pyetën për arsyen, thjesht tregova që nuk kam dëshirë që asi lloj prezantimi i këngëve të prezantohet para motrave e nënave tona. Kjo përgjigje është për ju që thatë që ofendova por më së shumti për Tunën le ta dijë që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t’ma dhuronin gjithë botën lëre më për lojë”, theksoi Gold AG.
Prej vitesh Gold Ag dhe Tuna nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë, ndërsa krisjen e madhe e shënuan në 2014-tën kur thumbuan indirekt njëri tjetrin përmes statuseve në Facebook të cilat bënë shumë bujë asokohe.
Deri tani nuk ka ende një reagim të Tunës për këtë rizgjim ‘konflikit’.
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…