Cjap që bën qumësh dhe lind keca, ndoshta ju duket e çuditshme por kjo ndodh vërtet në Fier.
Prej vitesh siguron të ardhura nga qumështi i dhive, por nuk e kishte menduar kurre se do t’i duhej të milte edhe cjapin e tufës.
Shqetësimi se cjapi ishte sëmurë u zëvëndësua nga tronditja dhe habia për Frederik Vlashin nga Bishanaka e Fierit, kur nga gjinjtë e fryrë të kafshës dythundrake rrodhi qumësht
“ Që vitin e parë e parë se ishte në siklet dhe sivjet që është viti i dytë e shtrydha dhe e pash se kishte qumësht”, është shpehur Vlashi.
Anomali apo bekim askush nuk di ta thotë por dukuria megjithëse shumë e rrallë, nuk është e panjohur
Përgjatë një viti Frederik Vlashi kërkoi të mësonte se cfarë po ndodhte me cjapin e vetëm të tufës.
Por askush, madje edhe veterinerët nuk e morën seriozisht dyshimin e tij. Në fund vendosi ta milte, madje përpara kameras
“Për të tjerë që gjasme që kishin më shumë përvojë se mua më thanë se ishte e pabesueshme. Dhe më të moshuar se unë të cilët theksuar se një rast i tillë ishte i pamundur, dhe për këtë i besova vetes dhe e shtrydha”, ka thënë ai.
Laktacioni mashkullor sic njihet ndryshe nukbe ka penguar Cjapin 2 vjecar në Fier të riprodhohet
“Ky është babai i dy brezave sivjet”.
Është një sasi e vogël krahasuar me qumështin që merret zakonisht nga dhitë por me përberje më të trashë
“Ky është një qumësht që ka vlera të larta, ky qumësht është i barabartë me 1 litër nga qumështi i zakonshëm”, ka thënë ndër të tjera fermeri.
Qumështi i dhive ka vlera të larta kurative falë nivelit të ulët të yndyrës. E njeta mund të thuhet edhe për qumështin e cjapit në Fier apo në vende të tjera të botës ku janë shfaqur anomali të tilla.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…