Dafina Zeqiri publikoi këngën e re ditën e djeshme dhe vëmendja u përqendrua tek klipi. “Merri Krejt” pritej me padurim nga fansat dhe komentet në YouTube tregojnë se pikëpyetja nuk qendron as tek teksti, as tek muzika, por tek realizimi i videoklipit.
Fabula është fare e thjeshtë: Dafina (si personazh) pas shumë mundimesh krijon një robot. Duke u përpjekur ta integrojë me gjithçka përreth, Duffye dhe roboti përfundojnë në një dyluftim, ku personazhi i këngëtares rezulton humbësi. Dilema më e madhe e komentuesve është roboti: a përfaqëson ai veten apo dikë tjetër?
None found
Duke qenë se një trajtim i tillë lë vend për shumë zbërthime – tregues ky që me klipin është bërë një punë tepër e kujdesshme dhe profesionale – në planin mbyllës dallon e shkruar një frazë: “Arritje nuk është të jetosh përjetësisht, por të krijosh diçka që do ta arrijë përjetësinë”. Si pjesë e botës së artit prej më shumë se një dekade, ‘meraku’ i Dafinës është i kuptueshëm.
Raporti krijues-krijim nuk ka qenë kurrë i lehtë, pavarësisht modernizimit të kohës. Ndonëse titulli “Merri Krejt” përfaqëson këngën, vargu që përsëritet më shpesh në tekst është “Dashuria nuk mjafton”. Një frazë e tillë duket se ka frymëzuar edhe realizuesit e klipit, pasi nga një lexim ndryshe i imazheve, rezulton se dashuria, impenjimi, investimi i krijuesit mbeten krejt të zbehta krahasuar me fuqinë dhe ‘pushtetin’ e krijimit.
Dafina ka zgjedhur dhe një herë regjisoren e “La Reina”, Dina Morinën dhe çfarë vlen për t’u duartrokitur është fakti se në titrat përmbyllës, dallon emri i regjisores, drejtorit të fotografisë dhe montazhierit: staf ky, që në shumicën e klipeve shqiptare zëvendësohen nga një njeri i vetëm. Jo më kot, ky është klipi i dytë pas “La Reina”, me të cilin Dafina bën diferencën. Dhe duke menduar se ky shkrim u inspirua nga komentuesit në YouTube, mund të thuash me plot gojën se koncepti i klipit ia ka arritur qëllimit!
Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…
Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…
TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…
Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…
Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…
TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…