Categories: Uncategorized

Bullgaria nuk e njeh Gjuhën Maqedonase! Zaev nuk pret pengesa për nisjen e bisedimeve (VIDEO)

Në Ditën e Mësuesit, ministrja e Arsimit, Milla Carovska rikujtoi profesoreshën e saj të gjuhës, të cilën e quajti heroinë, që i ka rrënjosur dashurinë për gjuhën.

“Ajo jo vetëm që më mësoi atë që lënda ofron dhe çfarë do me thënë gjuha maqedonase dhe më mësoi se si ta dua atë lëndë”, tha Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Të lidhura

None found

E pikërisht gjuha maqedonase dhe historiografia janë dy çështje që kanë shtuar debatin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështjet identitare.

Nuk ka nxitur vetëm debat, por Memorandumi bullgar ka ngritur dyshimet se mund të bëhet pengesë e nisjes së negociatave integruese mes Shkupit dhe Brukselit. Ani pse zyrtarët tanë dhe ata evropianë shprehen optimistë se kjo s’ka për të ndodhur, duket se Bullgaria është këmbëngulëse në kërkesat e saj.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se ka qasje në komentet që Sofja i ka dërguar për draft-kornizën negociuese me Shkupin dhe në draft-kornizën që ende është në fazë bisedimesh. Siç shkruajnë, Bullgaria kërkon që fqinjësia e mirë të trajtohet si çështje thelbësore, për shembull siç është sundimi i ligjit, ndërsa gjuha maqedonase të mos jetë pjesë e kornizës.

“Bullgaria nuk e njeh ekzistencën e gjuhës së veçantë maqedonase dhe për këtë nuk mund të pranojë çfarëdolloj reference të saj në dokumentet e BE-së. Referimi në gjuhë zyrtare të këtij shteti krijon mundësinë që të vazhdohet në punë institucionale”, Dokument i Sofjes Zyrtare/Burimi: Radio Evropa e Lirë.

I pyetur për këto dokumente, kryeministri Zoran Zaev vazhdon të jetë plot shpresa se Bullgaria nuk do të pengojë nisjen e bisedimeve eurointegruse të vendit tonë.

“Çështjet e identitetit, gjuha maqedonase, populli maqedonas, janë e drejtë e vetëpërcaktimit, Bullgaria është vend evropian dhe besoj se në bisedime, në dokumente, është për shkak të përpjekjeve, ambiciet dhe dëshira të justifikueshme për të gjetur zgjidhje të përbashkët për të nderim të përbashkët të Goce Dellçevit. Assesi nuk pres të kemi pengesa në atë pjesë, për shkak të asaj definitivisht nga fillimi e deri sot Bullgaria është një nga përkrahësit më të mëdhenj, nëse jo edhe më i madhi, i Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet në BE”, deklaroi Zoran Zaev – Kryeministër i RMV-së.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dje tha se beson se gjuha maqedonase dhe Goce Dellçevi nuk duhet të negociohen me Bullgarinë, sepse janë pjesë e identitetit kombëtar ndërsa akuzoi kryeministrin Zaev se është fajtor për memorandumin bullgar.

Të premten, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani pritet të udhëtojë drejt Sofjes për t’u takuar me homologen e tij Ekaterina Zaharieva, çka mund të sjellë mesazhe më të qarta për raportet Maqedoni-Bullgari. Këtë muaj po ashtu pritet të mblidhet komisioni i përzier maqedono-bullgar për çështje të historisë dhe arsimit, që po pauzon tashmë një vit është në pauzë, ndërsa ka ngecur tek çështje e revolucionerit Goce Dellçev.

të fundit

PD bojkoton Komisionin për Reformën Zgjedhore, Balla: Nëse nuk kthehet deri më 30 nëntor, PS i dërgon propozimet në Kuvend; i kemi 3/5 e votave

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas bojkotit të mbledhjes së sotme të Komisionit për…

3 minutes ago

LSH: Qeveria, me propozimin për provimin e jurisprudencës, e trajton shqipen si gjuhë të huaj ose të minoriteteve

Nëse deri sot Gjuha Shqipe ishte një gjuhë autoktone dhe zyrtare me ligj, por e ndaluar në përdorim, prej sot…

7 minutes ago

Franco Foda tregon synimet e Kosovës për ndeshjet e radhës

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda në konferencën për shtyp, ka zbuluar objektivat që i ka me…

8 minutes ago

Davontrey Thomas shpallet MVP i javës së tetë

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Davontrey Thomas wshtw shpallur lojtari mw i vlefshëm apo “MVP” i javës së tetë në…

9 minutes ago

Punëtori 42-vjeçar humb jetën pasi shembet ballkoni në Napoli

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në Napoli të Italisë, ku shembja e strukturës së një…

9 minutes ago

Në Francë, bandat e drogës joshin të miturit me para dhe i përfshijnë në krime të dhunshme

Një hetim i BBC-së në Marsejë ka zbuluar një realitet tronditës brenda bandave kriminale të trafikut të drogës në Francë,…

9 minutes ago