Seria A ka nisur me një surprizë për ndeshjet e ditës së dielë, teksa Bolonja ka mundur në transfertë me rezultatin 1-2 Interin. Zikaltrit duhej që ta fitonin këtë takim për të përfituar nga gabimi i Lacios ndaj Milanit, që t’i afroheshin më tepër vendit të dytë.
Lukaku do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 22, atje ku u mendua se “detyra e shtëpisë” do të mbyllej për djemtë e Contes. Ndërkohë në të 57 Soriano do të gabonte në ndërhyrje brenda zonës dhe do të largohej me kartonin e kuq, për t’i dhënë mundësinë Martinez që të shënonte nga penalltia.
None found
Megjithatë Skorupski u tregua fantastik në dy momente duke e evituar golin që mund të rezultonte edhe fatal për Bolonjën. Kur askush nuk e priste, Juëara do të barazonte shifrat në 1-1, pavarësisht se miqtë gjendeshin me një lojtar më pak.
Bastoni do të barazonte edhe kartonat e kuq në fushë, teksa lojtarit të Interit i’u treguar për herë të dytë i verdhi. Vetëm tre minuta më vonë, në të 80, Barroë do t’i jepte edhe goditjen e fundit zikaltërve. Një buzëqeshje ka shoqëruar trajnerin Mihajloviç për përmbysjen e bërë, ndërsa Skorupski tregohet edhe njëherë si shpëtimtar ndaj Sanchez duke ia mohuar golin vetëm dy metra larg.
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…
Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…
Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke…
Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës…
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur…
Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik me dy të vdekur në Cërrik dhe një tjetër mbeti i plagosur. Sipas informacionit zyrtar…