Categories: Uncategorized

“Blindohet” Shkupi, policë në çdo cep (VIDEO)

Policë në çdo cep të Shkupit. Vetëm në bulevardin “Arradhët partizane” kishte disa pika kontrolli.

Ruajtësit e rendit por shohin nëse vozitësit janë në rregull me lejet e vozitjes, dokumentacionet e makinës, shpejtësinë dhe nëse po mbajnë maska nëse për pasagjerëkanë persona jofamiljarë!

“Policia me aksion për kontrolle të shtuara në trafikun rrugor, madje për këtë gjë kanë sjellë edhe polici nga qytetet e tjera në Shkup”.

Shmangia e ndërhyrjeve për heqjen e gjobave është arsyeja pse janë sjellë policë nga qytete të tjera.

Aksione për kontrolle të përforcuara nuk ka vetëm në Shkup po edhe në qytete të tjera, pohon zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski. Shton se qëllimi nuk është gjobitja por ngitja e kulturës dhe përmirësimi i sigurisë në trafik.

“Përballemi me ata shkelës të rregullave që më së shumti janë shkaktarë për fatkeqësi rrugore siç janë tejkalim i shpejtësisë, vozitje nën ndikimin e alkoolit, mosdhënie e përparësisë në kalim e gjithsesi vazhdojmë edhe me ngasësit e motoçikletave të cilët me shkeljen e rregullave i shqetësojnë qytetarët në orët e vona të natës”, deklaroi Toni Angellovski – Zëdhënës i MPB-së.

Qytetarët përshëndesin aksionin. Se sa ndihen të sigurt në trafik, TV21 intervistoi disa prej atyre që në vend të makinës zgjedhin biçikletat ose trotinetet për të lëvizur në qytet.

“Motoristët! Motoristët më e rëndësishmja, ata që vozisin këtu 100 e ca në orë! Sipas meje më lehtë është të lëvizësh me makinë se sa me biçikletë. Me biçikletë është e rrezikshme sepse mund të pësosh sepse nuk janë të kujdesshëm aspak, katastrofë është, trafiku në Shkup është katastrofë”, u shpreh një qytetar.

“Po mund të vihet re shumë në vizat e bardha se nuk ka asnjë lloj kulture. Këmbësori nuk ka përparësi e as çiklistët ose me trotinet, pa marrë parasysh”, shtoi një qytetar tjetër.

Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në gatishmëri janë edhe karrotrecët.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Shkup janë shqiptuar 514 gjoba. Në Shkup janë sanksionuar 160 persona për mos vendosje të masës në makinë, kur shoferi është me një person që nuk jeton me të në të njëjtën shtëpi. /TV21/

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

7 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

24 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

31 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

59 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago